Masakron te moshuaren per bizhuterite e florinjta
Nje e moshuar ndodhet ne gjendje kritike per jeten pas plageve qe ka marre ne koke nga nje i ri i cili ka tentuar ta grabise brenda ne banesen e saj. Ngjarja e rende ka ndodhur ne lagjen nr. 6 te qytetit te Korces gjate oreve te vona te se shtunes.
Autori tashme i ndaluar nga policia kishte hyre ne shtepine private te se moshuares Myrvete Myrtezai 80 vjece per ti vjedhur parate dhe bizhuterite. Burime zyrtare nga policia e Korces bejne te ditur se e moshuara ka qene vetem ne shtepi ne momentin kur eshte sulmuar nga 19-vjecari Jorgo Lico.
Te njejtat burime bejne te ditur se i riu kishte hyre ne shtepine private ku jetonte e moshuara dhe e ka plagosur rende duke e goditur disa here ne koke me nje kacavide.
Kane qene fqinjet qe e kane gjetur 80-vjecaren te mbuluar ne gjak dhe pa ndjenja. Ajo ka perfunduar ne repartine kirurgjise se spitalit rajonal te Korces ne gjendje kritike per jeten per shkak te plageve ne koke te shkaktuara me mjete te forta.
Policia qe ka nisur hetimet per kete ngjarje sapo eshte sinjalizuar per ate cka i kishte ndodhur te moshuares ka identifikuar dhe ndaluar brenda pak oresh agresorin i cili kishte hyre ne shtepine e 80-vjecares duke perfituar nga erresira. Me pas eshte mesuar se duke e kercenuar me nje kacavide ai i ka kerkuar te moshuares ti tregoje vendin ku mbante parate dhe bizhuterite prej floriri. Pasi 80-vjecarja e tronditur i ka treguar vendin ku mbanin parate dhe sendet e florinjta ai e ka goditur me nje kacavide ne koke disa here. Sipas policise frika se e moshuara mund ta identifikonte 19-vjecarin ka qene shkaku qe ai e ka qelluar disa here ne koke duke i shkaktuar plage te renda. Pasi e ka lene pa ndjenja 80-vjecaren Myrvete Myrtezai Lico ka vjedhur nje unaze dhe nje byzylyk floriri nga banesa dhe me pas eshte larguar. Policia e ka kapur autorin ne banesen e tij ne Korce. Ai eshte arrestuar ne flagrance per vepren penale te vjedhjes me dhune. Nderkohe burime nga policia lokale bejne te ditur se Lico njihej si person me precedente penale dhe prej 10 ditesh ishte shpallur ne kerkim nga policia e Durresit per vepren penale vrasje me dashje te mbetur ne tentative.
Nderkohe 80-vjecarja i eshte nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale dhe sipas mjekeve gjendja e saj shendetesore eshte e rende. E moshuarajetonte e vetme dhe sipas policise autori ka qene ne dijeni te faktit se ne banese nuk kishte persona te tjere.