E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndertuesi prokuroria verifikon pronat e gjashte te pandehurve

Velikos i sekuestrohen 30 mije euro dhe verifikohen aksionet

Hetimet per te arrestuarit e operacionit te koduar Ndertuesi po perqendrohen tashme qe dosja penale kaloi ne gjykate kryesisht te pasuria ndersa Prokuroria e Krimeve te Renda u ka derguar bankave te nivelit te dyte dhe hipotekave ne te gjithe Shqiperine kerkesa per evidentimin e pasurive dhe llogarive bankare qe figurojne ne emer te pese biznesmeneve. Informacionet e para qe kane mberritur ne zyren e akuzes kane qene per shtetasin Arben Veliko i konsideruar nga grupi hetimor si kreu i ketij rrjeti te trafikut te narkotikeve nga Shqiperia drejt Italise. Mesohet se Velikos i eshte bllokuar nje llogari bankare me nje vlere rreth 30 mije euro ndersa po verifikohet nese ky person ka investuar parate e droges ne ndertim. Nga verifikimet ka rezultuar se Veliko ka aksione ne dy pallate nje vile dhe nje hotel luksoz ne breg te detit Jon ne periferi te qytetit. Pas verifikimeve te para prokuroria do tu kerkoje zyrave te regjistrimit te pasurive te paluajtshme qe ky kapital te mos tjetersohet deri ne nje vendim gjyqesor. Burime prane grupit hetimor deklarojne se do hetojne ne lidhje me origjinen e shumave financiare qe jane perdorur per blerje trualli dhe materialeve te ndertimit. Akuza do te kerkoje nga i arrestuari por edhe nga familjaret e tij dokumente qe hedhin drite per menyren e financimit te ketyre pronave pasi paraprakisht hetuesit dyshojne se pallatet vila dhe hoteli jane ngritur me parate e droges. Informacionet qe kane mberritur ne prokurori flasin se nje prej pallateve ne pronesi te Velikos ne qytetin e Vlores eshte ngritur pas vitit 2008 kohe ne te cilen prokuroria ka regjistruar procedimin penal. Gjithashtu ka dyshime se edhe vila e hoteli jane ngritur pas ketij viti cka ka ngritur dyshimet se ato mund te kene prejardhje financiare te dyshimte nga shteti italian ku te arrestuarit dyshohet se kryenin trafik narkotikesh. Prokuroria thote se ka dyshime se te ardhurat nga aktiviteti kriminal i trafikut te narkotikeve ne Itali jane investuar ne Shqiperi kryesisht ne zona turistike ne Vlore Fier e Sarande. Disa prej te arrestuarve kishin aktivitet ndertimin e pallateve dhe vilave luksoze ndersa ka dyshime se ne emer te tyre jane mijera euro llogari bankare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›