Kukes per nje vit vetem 13 gra kane denoncuar dhunen ne familje
Vetem 13 gra kuksiane kane denoncuar rastet e dhunes ne familje gjate ketij viti. Burime nga policia e Kukesit bejne te ditur se qe nga janari-nentor te vitit 2010 vetem 13 femra i jane drejtuar policise per te kerkuar ndihme per bashkeshortet dhunues. Por shifrat e ketij fenomeni jane shume me te larta pasi pjesa derrmuese e grave dhe vajzave te dhunuara nuk kane kurajen qe te denoncojne abuzimet qe behen me to. Shkaqet gjenden te mentaliteti frika dhe pamundesia ekonomike per te perballuar divorcin. Por ajo qe shihet si me shqetesuese per Kukesin eshte nje forme dhune qe nuk percaktohet dhe perkufizohet as nga ligji.8232Ai eshte mohimi deri edhe i emrit qe ushtrohet ndaj femres prej kushedi sa shekujsh dhe qe asnje ligj nuk mund ta riparoje.Ne teresine e normave te etikes dhe sistemit te marredhenieve brenda familjes ka disa elemente qe jane me te thelle se sa nje marredhenie me strukturat e shtetit qe mbartet nder vite.Diku aty nga mesi i viteve 50 nje burre shkon ne zyren e gjendjes civile qe ndodhej prane Komitetit e Ekzekutiv te asaj kohe per te cregjistruar nenen e tij qe kishte vdekur.Nepunesi pasi e ngushellon e pyet per emrin e nenes dhe burri i pergjigjet i habitur Nuk e di ne nene i kemi thirrur gjithmone.Por dhe ne ditet tona ne zonat rurale ekzistojne eufemizma ne marredheniet mes burrit dhe gruas nuses dhe njerezve te tjere te familjes. Bashkeshorti nuk i drejtohet kurre me emer bashkeshortes por me eufemizma. Ne disa zona perdoren sufikse ku gruaja emertohet me emrin e bashkeshortit te saj. Pra kemi te bejme jo vetem me nje tabu te mberritur nga kohet e mbrapshta ne kuptimin formal por edhe me nje qendrim teper denigrues.Kjo rrezon ose te pakten ve ne dyshim cdo perkufizim optimist per familjen shqiptare.Ne te vertete kemi te bejme me nje lloj dhune qe vret identitetin e femres dhe nuk percaktohet ne asnje ligj dhe nuk ka asnje forme mbrojtjeje.