Shkrumbohet mes flakeve cifti i te moshuarve
Shkrumbohen ne banese dy te moshuar policia heton shkaqet.
Ngjarja e rende ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te djeshem ne fshatin Store te Hotit ne rrethin e Malesise te Madhe. Viktimat nje cift bashkeshortesh te moshuar kanegjetur vdekjen pa mberritur ne spitalin e Shkodres pasi plaget qe kishin marre nga flaket kane qene vdekjeprurese.
Ka qene ora 0300 e se dieles kur nga banesa e Gjoke dhe Gjyste Draka perkatesisht 75 dhe 70 vjec eshte pare te dilte tym dhe zjarr. Gjuhet e flakeve jane perhapur ne tere banesen e cila eshte shkrumbuar bashke me dy te moshuarit qe nuk kane mundur te dalin jashte dhe ti shpetojne vdekjes. Ata jetonin vetem pasi femijet kishin emigruar prej vitesh ne Greqi. Fqinjet e dy viktimave bejne te ditur se kane qene ata qe kane pikasur flaket e zjarrit te dilnin nga shtepia ku jetonin te moshuarit. Menjehere ata kane kerkuar ndihmen e banoreve te tjere te zones e me pas kane tentuar te hyjne ne banese per te shuar flaket dhe shpetuar personat qe ndodheshin brenda. Por ne momentin qe kane mundur te depertojne brenda kane gjetur dy te moshuarit te perfshire nga flaket. Megjithese viktimat jane transportuar menjehere per ne spitalin e Shkodres gjithcka ka qene e kote pasi plaget e marra kane qene vdekjeprurese. Shkalla e djegies ka qene teper e madhe dhe e paperballueshme per moshen e tyre. Me pas banoret kane lajmeruar policine per ngjarjen e rende qe mori jeten e dy te moshuarve te cilet jetonin te vetem. Sipas policise trupat jane gjetur ne nje pozicion qe tregon se te moshuarit e kane ndjere zjarrin por nuk kane mundur te dalin nga flaket qe kishin perfshire deren dhe tymi qe i ka asfiksuar brenda pak minutash.
HetimetPolicia lokale ka nisur hetimet ne lidhjeme zbardhjen e shkaqeve qe cuan ne djegien e ciftit te te moshuarve. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak per renien e zjarrit dhe perhapjen e flakeve te jete bere bombula e gazit. Por nderkohe eshte duke u hetuar edhe pista e renies se zjarrit nga energjia elektrike dyshohet qe ndonje luhatje tensioni te jete bere burim i zjarrit.
PrecedentiKy eshte rasti i dyte brenda fundjaves qe te moshuarit bien pre e zjarrit ne banesen e tyre. Nje 86-vjecar nga Gjirokastra ka rrezikuar te humbe jeten i asfiksuar nga tymi mengjesin e se shtunes. Shkak eshte bere nje qiri qe i moshuari kishte ndezur per shkak te nderprerjes se energjise elektrike. Fqinjet e pallatit ku banonte 86-vjecari kane nderhyre per te nxjerre te moshuarin qe jetonte i vetem dhe me pas e kane derguar ne spitalin rajonal Omer Nishani ku i eshte dhene ndihma mjekesore.