E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakron me thikë ish të dashurën, arrestohet 20 vjecari

TIRANE- Arrestohet në Tiranë i riu që masakroi në gjendje të rëndë për jetën ish të dashurën e tij 15 vjecare. Arrestimi i 20 vjecarit Ardit Lushi është bërë gjatë ditës së sotme në bashkëpunim me policinë e Vlorës një ditë pas ngjarjes së rëndë në Vlorë, në shtëpinë e adoleshentes. Ai ishte strehuar në një banesë në kryeqytet dhe në momentin e arrestimit nuk ka bërë asnjë deklaratë. 20 vjecari me banim në Durrës, kishte shkuar ditën e djeshme për të takuar ish të dashurën në Vlorë, me të cilën kishte njohje prej një viti. Pas sherrit, i cili lindi se vajza nuk e lejoi djalin të hynte në shtëpi, 20 vjeçari e ka qëlluar minorenen 4 herë me thikë. Goditjet kanë qenë në grykë, kraharor, shpatull, barkë dhe duar. Pas ngjarjes autori u largua nga banesa duke arritur të udhëtojë drejt kryeqytetit ku dhe u bë arrestimi i tij. Ka qënë vetë vajza, që në momentin e nisjes për në spital u ka treguar policëve identitetin e masakruesit. Adoleshentja ndodhet sot e shtruar në spitalin e Vlorës ku mjeket pohojnë se gjëndja e saj paraqitet e rëndë. Ajo ka humbur një veshkë, ndërsa ka patur dëmtime në mushkëri. Ardit Lushi akuzohet për veprën penale të "vrasjes së mbetur në tentativë" ndërsa të dhënat e para nga hetimet e policisë flasin se ngjarja ka patur motive xhelozie.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›