E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFW, vërejtje edhe për interkonjeksionin e Jugut

Tiranë- Vetëm pak ditë nga sklandali i interkonjeksionit me Kosovën, banka gjermane KFW tregon se vonesa për tenderin ka pasur edhe në linjën e jugut e cila financohet nga kjo bankë.

Në 5 dhjetor të 2011- ës, drejtori i KFW, Roland Stiller, i ka dërguar një letër zëvendësministrit të Financave, Nezir Haldedaj dhe atij të Punëve Publike Ylli Manjani, ku u kërkohet shpjegim për vonesat e ndërtimit të linjës 110 kv, në jug të vendit.

Ne po shohim me shqetësim vonesat në shpalljen e fituesve të dy projekteve, si atij të interkonjeksionit me Kosovën ashtu edhe të linjës 110 kilovolt në jug. Ndonëse për të dy projektet proçesi i vlerësimit ka përfunduar javë më parë, OST ende nuk ka shpallur fituesit, çka po sjell shtyrjen e firmosjes së kontratave,- thuhet në letër.

Kjo linjë ka një vlerë prej 38 milionë eurosh dhe po financohet nga banka gjermane për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike, ndërkohë që marrëveshja është miratuar në mars të vitit 2010. Sipas KFW, vonesa ka pasur edhe për disa linja furnizimi me ujë, që edhe ato financohen prej saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›