E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masat e kursimit kanë dështuar

Foto ilustruese

Përfundimi ka dalë nga një Raport i Punës i publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Punë për vitin 2012, duke thënë se masat e kursimit kanë dështuar të prodhojnë rritje ekonomike dhe se janë joproduktive në drejtim të ndërtimit të besimit dhe reduktimit të deficiteve.

Në raport theksohet se Evropa është një shqetësim i veçantë, pasi dy të tretat e vendeve evropiane janë përballur me rritje të papunësisë gjatë dy vjetëve të fundit.

Raporti thotë se bëhet fjalë për rreth 50 milionë vende punë të humbura në mbarë globin, që nga kriza financiare e 2008-ës.

Shkalla globale e papunësisë prej 6.1 për qind (202 milionë njerëz) në vitin 2012, vitin e ardhshëm pritet të rritet në 6.2 për qind (207 milionë).  /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›