E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masat kundër drogës

Ndalimi i kultivimit të bimëve narkotike është diskutuar në një takim të zgjeruar të drejtuesve lokale të qarkut të Dibrës dhe drejtuesve të policisë.

Gjatë vitit të kaluar në qarkun e Dibrës janë evidentuar vetëm tre raste me 423 rrënjë bime kanabis sativa.

Drejtuesit e lartë të policisë së shtetit thanë në takimin e zhvilluar në Peshkopi se pamvarësisht rasteve të ulëta nuk janë evidentuar autorët e këtyre krimeve.

Drejtuesit e policisë së këtij qarku thanë se me bashkëpunim më të mirë të policisë me pushtetin lokal edhe këto pak raste do të evitohen gjatë këtij viti duke bërë që qarku i Dibrës të dalë jashtë hartës se kultivimit të bimëve narkotike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›