E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Historia me rrena, te marre fund Denis Dedej

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, vijoi dje takimet me qytetaret ne qytetin e Durresit, nga ku theksoi se e vetmja rruge per te dale nga gjendja ne te cilet ndodhet vendi yne, jane vetem protestat. I ndodhur ne lagjen numer 16 ne qytetin bregdetar, kryesocialisti bashkebisedoi me banoret e zones, per ceshtje te cilat lidhen me situaten ekonomike. "Dritat kane ardhur 150 mije leke, vetem dhjetori. Edhe ketej kemi pa i lare dritat, kemi nga 60-70mije leke po me cfare do t'i lajme ne keto. Me cfare do t'i lajme ne keto kur shteti nuk na ka siguruar as punen, as perkrahje, asgje. Kemi marre buke me defter qe ne 2009 dhe nuk e kemi lare, zonja e dyqanit na kerkon leket", u shpreh nje banor duke iu drejtuar kryesocialistit. Ndersa nje tjeter banor, tha se eshte pa pune dhe po merr veresi ushqimet. Ne takimet e tij, lideri i selise roze, bisedoi edhe me nje tjeter banor te zones, i cili tha se eshte se me nje ndihme ekonomike, burre e grua pa pune dhe nuk ka se me cfare t'i paguaje faturat e energjise elektrike. Pas degjimeve te deshmive te banoreve, Rama u shpreh se kjo histori e vjedhjes dhe e genjeshtres duhet te mbaroje. "Ne kete situate qe jeni ju, jane qindra-mijera njerez qe nuk kane mundesi te paguajne dritat, nuk kane mundesi te shtyjne muajin. Ka vetem nje rruge per te dale nga kjo gjendje, ne protesta bashke me ne, per t'i dhene fund kesaj historie korrupsioni, kesaj historie vjedhjeje, kesaj historie abuzimi, qe i ka rrenjet aty tek ato kutite e votimit", deklaroi kryetari i Partise Socialiste. Ai u tha te pranishmeve, se kane votuar per ndryshimin dhe pushteti e ka kthyer voten e tyre ne nje vote per vetveten. Sipas tij, i vetmi qe mund ta riktheje ne vend kete pune, eshte populli. "Nuk do te vazhdojme keshtu, do te protestojme, do te protestojme, do te protestojme te gjithe bashke. T'i japim fund kesaj historie. Kjo histori me rrena dhe me vjedhje duhet te mbaroje", u drejtoi thirrjen banoreve, lideri i opozites. Ne fund te takimit, kryetari i socialisteve i ftoi banoret qe t'i bashkohen protestes se Tiranes me 30 prill. Partia Socialiste eshte e organizuar ne te gjithe vendin per te zhvilluar protesta, te cilat po fokusohen tek ceshtjet ekonomike dhe hapjen e kutive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›