LSI-PDU, grup te perbashket parlamentar Denis Dedej
Levizja Socialiste per Integrim dhe Partia per Drejtesi dhe Unitet mund te kene nje grup te perbashket parlamentar. Nje mundesi e tille nuk eshte perjashtuar diten e djeshme nga kryetari i LSI, Ilir Meta. Komenti i tij u be gjate nje komunikimi per mediat, pas takimit me liderin e PDU, Shpetim Idrizi. "Nuk eshte ne gje esenciale. Esenciale eshte qe PDU eshte nje force e re politike, por me ambicie te qarta per te ardhmen. Synon te bashkepunoje me LSI-ne qe te japim para opinionit publik mesazhin e domosdoshmerise se bashkepunimit, ne Parlament patjeter, por ne te gjithe jeten politike dhe publike ne drejtim te pershpejtimit te perspektives se integrimit evropian te Shqiperise", u shpreh Meta. Ai tha se LSI eshte e pirur per ta vijuar me tej kete bashkepunim dhe per te dhene mesazhe me konstruktive per gjithe jeten politike shqiptare, ne Parlament dhe jashte Parlamentit. Momentalisht LSI ka grupin e Parlamentar, i cili kryesohet nga deputeti Lefter Koka. Ne perberje te ketij grupi jane marre pervec kater deputeteve te LSI, edhe tre deputete nga PD, qe mundesoi ne kete menyre perberjen e grupit te trete parlamentar ne Kuvend. Nje grup parlamentar duhet te jete i perbere me te pakten shtate deputete. Nga bashkimi i LSI, qe ka aktualisht 4 deputete ne Kuvend, me PDU, qe ka dy deputete, nuk mund te perfitohet nje grup Parlamentar. Nga ana tjeter, Meta tha se "integrimi Evropian i Shqiperise eshte prioriteti numer nje per forcat e tyre politike dhe do ta tregojne kete duke bashkepunuar ne Parlament dhe jashte Parlamentit per gjithcka qe ka te beje me stabilitetin e institucioneve, qe ka te beje me stabilitetin e qeverisjes, qe ka te beje me kerkesat per integrimin evropian te vendit. "Por, edhe me ceshtjet qe perfaqeson ne menyre te vecante PDU-ja do te kene perkrahjen tone gjithnje kur ato do te jene ne perputhje me ate fryme konstruktive dhe europeiste qe duhet te ekzistoje per zgjidhjen e problemeve te tilla te trasheguara me vendet fqinje", u shpreh lideri i LSI, duke sqaruar menyren e bashkepunimit me PDU. Ndersa Idrizi, u shpreh se te dyja partite politike jane te angazhuara ne procesin e integrimit te Shqiperise. Sigurisht, sipas tij, kjo eshte pika e pare e axhendes te pergjithshme dhe ndan te njejtin opinion me zotin Meta dhe do te vazhdojne me shume pergjegjesi, qe te jene pjese e ketyre proceseve. "LSI eshte nder te paktat parti, qe ceshtjen came e ka ne programin e saj. Ne kete pike ne kemi gjetur mirekuptim te plote si nje ceshtje e drejte si nje ceshtje e te drejtave te njeriut dhe zgjidhja e saj sigurisht qe do te forcoje marredheniet domosdoshmerisht shume te mira qe ne duhet te kemi me shtetin grek", theksoi kreu i PDU.