E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore sekuestrohen 600 kg lende narkotike

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar antidrogë “Eklipsi” duke sekuestruar 600 kg lëndë narkotike, ndërsa ka përfunduar në pranga një person. Gjatë operacionit është bërë i mundur që në zonën e Zvërnecit brënda banesës së shtetasit Novruz Shehu, 48 vjeç, të kapet dhe sekuestrohet nje mjet lundrues tip gomone i mbushur me 600 kg lëndë narkotike “Cannabis sattiva” . Mjeti ndodhej mbi një karrel, dhe ishte gati për tu nxjerrë në det. Sipas policisë dyshohet se lënda narkotike do të nxirrej nga brigjet shqiptare në det të hapur nëpërmjet gomones që ishte pajisur me një motor dhe aty ngarkesa do të transferohej tek skafi tjetër me tre motorra me qëllim trafikimin e lëndës narkotike për në Itali, për llogari të një organizate kriminale italo- shqiptare. Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Novruz Shehu, si dhe është bërë sekuestrimi i dy skafeve dhe lëndës narkotike dhe vijojnë puna hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë rast trafikimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›