E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masat për zgjidhjen e problemit të plehrave në Kamzë



Bashkia e Kamzës ka reaguar ndaj protestave të banorëve për përhapjen e sëmundjeve nga djegia e mbeturinave në vendet e baniuara. Bashkia e Kamzës bëri të ditur se u njoh me shqetësimin e banorëve të njësive administrative Tapizë, Kasallë, Çerkezë dhe Qerek Lagja 4 Kamëz, bëri analizat e duhura duke konstatuar venddepozitimi i mbeturinave me një sipërfaqe prej 4.3 ha, është pronë shtetërore dhe Bashkia nuk lejon tjetërsimin e saj për interesa private të askujt. Sipas deklaratës së Bashkisë Kamzë, në kuadër të marrjes së përgjegjësive, Këshilli Bashkiak Kamzë ka marrë vendim të posaçëm për vend depozitimin e plehrave të kësaj Bashkie në këtë sipërfaqe. Vendimi është i konfirmuar ligjërisht edhe nga Prefektura e Tiranës. Autoritetet përkatëse shprehen se është studiuar me kujdes të veçantë dhe është marrë miratimi edhe i KKRT Kamzë për këtë vend depozitim të plehrave. “Kemi përgjegjësinë të konfirmojmë se problemi është shqetësues për të gjithë banorët e këtyre zonave dhe përbën realisht një shqetësim duke krijuar kushte jo normale për banim e në ndotjen e mjedisit. Në krijimin e kësaj gjendje jo normale, kanë ndikuar edhe njerëz të ndryshëm me apo pa dashje, duke djegur mbeturinat e depozituara. Të ndodhur në këto kushte, Bashkia Kamzë ka bërë e po bën përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim dhe me instanca të larta shtetërore, që ky vend-depozitim të mund të bëhet i pranueshëm duke hequr efektet negative që ai jep në ndotjen e mjedisit të zonës”,- thuhet në njoftimin e Bashkisë së Kamzës.
Ata bëjnë të ditur se janë marrë masa dhe së shpejti konkretizohet edhe projekti për përpunimin dhe menaxhimin e plehrave të këtij vend depozitimi, me institucione shtetërore dhe donatorë të huaj. Ata konfirmojnë se janë në afatet e përfundimit të gjetjes së burimeve të financimit dhe pritet që kjo të ndodhë brenda përfundimit të këtij viti. Njëkohësisht është parashikuar marrja e masave urgjente për groposjen dhe mbulimin e mbeturinave, duke përjashtuar efektet e ndotjes së mjedisit e për një jetë normale të kësaj zone.

26 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›