Xhufi: Të mos bashkëpunohet me PD-në
Një grup anëtarësh të Lëvizjes Socialiste për Integrim, mes të cilëve Fatos Klosi, Sabit Brokaj, Ndre Legisi, Mustafa Muçi të kryesuar nga Pëllumb Xhufi, i kanë bërë thirrje para pak ditësh kryetarit të kësaj partie Ilir Meta, të ndalojë sa më parë bashkëpunimin me Berishën dhe të riparojë vendimmarrjen. Në një konferencë për shtyp, të organizuar në hotel “Tirana”, Pëllumb Xhufi tha se një vendimmarrje e tillë do të shndërronte LSI-në në një parti numrash për të arritur votat në parlament. “Ne vërtet besojmë se janë të gjitha arsyet për të riparuar sa më parë vendimmarrjen e pashkak e të nxituar, e aspak të natyrshme për ta nxjerrë Lëvizjen tonë Socialiste nga misioni dhe programi i saj politik, nga spektri i majtë i politikës shqiptare dhe për ta shndërruar thjeshtë në parti numrash pjesë e llogarive qeveritare dhe për ta shndërruar thjesht në parti numrash, dhe pjesë e llogarive qeveritare për të arritur numrin magjik 71”, deklaroi Xhufi, dje para gazetarëve.