Dermatologu: Tatuazhet dhe pirsing burim infeksionesh
Mjeku Përnaska: ”Të rinjtë drejtohen në klinikë për kurimin e infeksioneve”
Emanuela Sako
Tatuazhet dhe pirsing janë burim infeksionesh për personat që kanë provuar një eksperiencë të tillë në një nga pjesët e trupit. Mjeku Dermatolog në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 3, Bujar Përnaska shprehet se mjaft të rinj drejtohen në klinikë për të marrë mjekimin e nevojshëm për tatuazhet apo pirsing të infektuar. Sipas tij, infeksioni ndodh pasi zona ku është bërë ndërhyrja për krijimin e tatuazhit lëkura humbet vetitë jetësore. Specialisti shprehet se kjo pjesë e trupit bëhet më ekspozuar ndaj infeksioneve dhe plagëve të ndryshme.
Rastet
Mjeku i specializuar pikërisht për këto raste shpjegon se sidomos në këtë stinë në mjaft raste ka ndodhur që te të rinjtë që kanë përdorur tatuazhe apo pirsing të jetë infektuar vendi ku është bërë ndërhyrja në lëkurë. Dermatologu për të tilla raste këshillon se në rast se të rinjtë nuk i drejtohen menjëherë spitaleve për kurim të specializuar, infeksioni mund të bëhet i rrezikshëm dhe mund të përhapet më tej në organizëm. Ai shton më tej se qendrat ku bëhen pirsing apo tatuazhe, përdorin mjekimet e tyre pa rekomandimin e mjekut. Kështu, nëse te një klient lëkura nuk reagon mirë gjatë ndërhyrjes apo pas saj, atëherë ata ndërhyjnë me mjekimet e tyre për të parandaluar infeksionin. Kjo zgjidhje, përbën një problem serioz për sigurinë shëndetësore të klientëve. Njëkohësisht, realizimi i tendencave të fundit me anë të mjeteve të pasterilizuara mund të bëhet rrezik për përcjelljen me mjaft sëmundjeve të rrezikshme infektive.
Rreziqet
Tatuazhi është një shenjë e përhershme ose skicim, me pigmente të cilat injektohen mbi shtresën sipërfaqësore të lëkurës. Arti i tatuazhit, përfshin çarjen e një prej barrierave kryesore mbrojtëse të trupit, e cila nënkupton se prirjet për infektimin dhe reaksionet e lëkurës, rriten përherë e më shumë. Ndër rreziqet specifike mund të përmendim:sëmundjet që transmetohen me anë të gjakut, nëse pajisja që përdoret për tatuazh është e ndotur me gjakun e një personi të infektuar, personat mund të preken nga disa sëmundje midis të cilave hepatiti C, hepatiti B, tuberkulozi dhe SIDA, çrregullime dhe infeksione të lëkurës etj.
Ekzistojnë infeksione, të cilat janë rezistente ndaj antibiotikëve dhe mund të shkaktojnë pneumoni, infeksione në sistemin e qarkullimit të gjakut, si dhe nekrozën e indeve lidhëse të muskujve. Tatuazhet me ngjyrë, veçanërisht ngjyra e kuqe mund të shkaktojë alergji të lëkurës, si dhe të kruajtura në zonën e tatuazhit. Madje kjo mund të ndodhë dhe shumë vite pasi keni bërë tatuazhin. Gjatë ekzaminimit të rezonancës magnetike të imazhit, mund të shkaktohet djegia e zonës së tatuazhit. Kjo është karakteristike kryesisht për tatuazhet që bëhen në vetull, ose afër syrit. Pigmentet që përdoren mund të ndikojnë në cilësinë e shikimit.
26 Gusht 2009