Mase arresti ndaj protestuesve. PS Vendimet e paligjshme
Gjykata e Tiranes dhe dhoma penale e saj ka nisur vleresimin e masave te arrestit per 113 demonstruesit e 21 janarit. Proceset kane qene te ndara ne dy grupe per shkak te numrit te madh te demonstruesve. Keshtu ne gjykaten e Tiranes vazhdojne te vleresohen masat e sigurise per 67 demonstrues ndersa ne dhomen penale te saj prane Gjykates se Krimeve te Renda per 49 demonstrues.
Nga te dhenat e para mesohet se organi i akuzes deri me tani ka kerkuar 20 dite heqje lirie per 13 nga demonstruesit ndersa shumica e masave te tjera te sigurise jane vleresuar me detyrim paraqitjeje.
Prokuroria ka ngritur akuzat e shkaterrimit te prones dhe kundershtimit te punonjesve te rendit publik ndersa sipas eksponenteve te majte, organi i akuzes nuk eshte furnizuar me prova nga ana e policise çka e ben mbajtjen e demonstruesve ne burg te paligjshme.
“Ajo çka u pa qartazi është se prokurorisë nuk i është vënë në dispozicion as edhe një lloj prove. Këta njerëz janë arrestuar thjesht me një procesverbal arresti në flagrancë që është nënshkruar nga punonjës policie dhe nuk ka asnjë provë tjetër” tha deputetja socialiste Ermonela Felaj.
Shumë prej të arrestuarve ishin të keqtrajtuar. Me shenja të dukshme keqtrajtimi. Disa prej tyre deklaruan në sallën e gjyqit se ishin të detyruar të dëshmonin për para që kanë marrë për të marrë pjesë ne protestë” tha deputeti socalist Saimir Tahiri.
Masat e sigurise per 113 demonstruesit po vleresohen nga 11 gjyqtarë të seksionit penal dhe civil në Gjykatën e shkallës së parë ne kryeqytet.
Julian Kasapi
Azhornuar së fundi ( e hënë , 24 janar 2011 )