E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidente te njepasnjeshme perplasen makinat ne Lezhe-Tirane

Rreshjet e dendura të shiut dhe breshëri kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në autostradën Lezhë- Tiranë. Pranë kryqëzimit të Gocajve një automjet me targa Shkodre në tentativë për të frenuar ka goditur një tjetër automjet me targa Tirane ku udhëtonin dy gra, duke e nxjerrë atë nga rruga dhe duke plagosur rëndë drejtuesen e automjetetit dhe pasagjeren e saj. Në të njëjtin vend pak orë më vonë kanë dalë nga rruga edhe 4 automjete të tjera një me targa të Lezhës dhe 3 me targa të huaja të cilët janë dëmtuar por fatmirësisht pa lëndime në njerëz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›