E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashkulli ideal Njihet nga zeri

Me thuaj si flet dhe te them kush je burreria nuk percaktohet nepermjet tregimit te muskujve por perkundrazi duke degjuar te flase. Ky eshte rezultati i nje eksperimenti te shkencetareve te Universitetit te Kalifornise. Ne nje kampion jane degjuar meshkuj qe perserisnin te njejten fraze. Toni i zerit bas dhe i thelle konsiderohen si sinonime te burrerise. Dhe femrave u mjaftojne vetem dy fjale per tu ndikuar.

Nuk ka rendesi fiziku gjatesia masa muskulore por eshte zeri ai qe tregon forcen e nje mashkulli agresivitetin e tij madje dhe fuqine seksuale. Keshtu thote kerkimi i nje grupi shkencetaresh publikuar ne revisten The Proceedings of the Royal Society. Shkencetaret e universitetit te Kalifornise kane bere nje studim per te analizuar sekretet e zerit mashkullor dhe kane zbuluar qe femrat kane nje aftesi te jashtezakonshme per te kuptuar potencialitetin qe ka tek nje mashkull duke degjuar kur flet. Vetem duke analizuar zera mashkullore te regjistruara edhe pse flasin gjuhe te huaja femrat dine te seleksionojne meshkujt me te forte pavaresisht nga aspekti fizik.

Nga origjina e njerezimit zerat mashkullore kane qene me te impostuar se ato femerore. Qe nga 2007 nje grup kerkuesish amerikan te universitetit te Harvardit se bashku me koleget e McMaster University duke studiuar tribune Hazda ne Tanzani kane zbuluar se femrave iu duken me terheqes timbret bas. Ketij lloj zeri me te thelle i lidhet pjesa me e madhe e testosteronit i cili mund te jete domethenes per aftesine e gjuetise apo ne mbrotjen e pasardhesve. Sipas shkencetareve pra zeri eshte nje element i rendesishem per te hedhur drite ne evolucionin e njerezimit.

Anisa Braho

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›