E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkruan shprehje vulgare Kompjuteri te denon

Quhet Pepper Mouth goja e piperit dhe eshte nje pajisje teknologjike e projektuar nga Ultra Modern Life ideuar nga nje student qe deshironte te krijone nje metafore teknologjike te gjyshes se tij e cila kur e degjon qe flet keq perdor shprehjen do te fus piper ne goje. Studenti amerikan i quajtur Ozge Kirimlioglu me projektin e tij deshiron te beje nje kthese morali vulgaritetit qe perdoret ne rrjetet sociale.

Mjafton te lidhesh kutine e Ozfe me kompjuterin nepermjet nje USB-je dhe sa here qe perdoruesi i kompjuterit perdor shprehje vulgare do te ndizet nje drite e kuqe si paralajmerim. Dhe nese sinjali nuk merret aparatura e mbushur me bombula me ere te keqe do te nise te bombardoje perdoruesin e kompjuterit per ti hequr atij deshiren te perdore serish shprehje vulgare.

Qellimi i Pepper Mouth eshte qe te luftoje fjalorin e te rinjve qe shume shpesh braktisin elokuencen dhe po humbasin kapacitetet per te perdorur pikerisht gjuhen e tyre. Por pyetja eshte se kush do kete interes te perdore nje aparature te tille Sipas Telegraph kjo mund te blihet nga prinderit per femijet e tyre apo nga biznesmenet per punonjesit e tyre per te perdorur nje gjuhe me te denje. Dhe ne fund te fundit pse jo dhe nga vete te rinjte ne menyre vullnetare qe ndergjegjesohen te shkruajne ne menyre te denje.

Anisa Braho

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›