Mashtrimi, Vodafon nuk ka kontratë sponsorizimi me Ministrinë e Kulturës për Mozaikun
Më në fund gazeta SOT ka arritur të zbardhë aferën mashtruese të Kompanisë Vodafon lidhur me reklamimin e banerit të saj rreth 440 metra katrorë mbi Mozaikun e Muzeut Kombëtar. Nisur nga kjo kontratë, vihet re qartë abuzivizmi i reklamimit të Vodafon në qendër të Tiranës.
Që në rreshtat e parë të kontratës vihet re se kompania Vodafon nuk ka asnjë lidhje me këtë kontratë, pasi ajo nuk ka kontraktuar me institucionin që mbulon objektin Muze Kombëtar. I vetmi fakt që kompania ka lidhje është baneri, i cili nëpërmjet sloganit që ka vendosur kjo kompani thotë: Vodafon me krenari mbështet restaurimin e fasadës së Muzeut Kombëtar, në përkujdesje për të ardhmen. Se ku po e sponsorizon kjo kompani restaurimin e Mozaikut lexuesit mund ta marrin vesh nëpërmjet leximit të kontratës, ku kjo kompani nuk ekziston fare. Të vetmet kompani që kanë lidhur kontratën janë La Strada dhe Skela Syla. Këto kompani kanë marrë të drejtën e analizimit dhe studimit të Mozaikut pa pasur të shënuar në kontratë se kush është shuma e sponsorizuar. Kompania Vodafon gënjen qytetarët shqiptarë në mënyrën më të paskrupullt duke deklaruar se ajo po mbështet kultgurën shqiptare, ku në të vërtetë ajo nuk ekziston në asnjë rresht të kontratës së lidhur me Muzeun Kombëtar. Pa e zgjatur më shumë me Vodafon, pasi së shpejti do e zbardhim edhe makinacionin që kjo kompani ka bërë, fakti më negativ i kësaj historie është kontrata e përpiluar nga drejtori Arbër Kadia, i cili në mënyrën më të shëmtuar ka përmbyllur një aferë me kompanitë e tjera duke ju dhënë këtyre të fundit të drejtën e publicitetit.Shkeljet e kontratës së Kadisë me kompaninë La Strada dhe Syla, konsistojnë në faktin që kjo kontratë nuk ka të shënuar as datën dhe as numrin e protokollit. Këto janë shënuar me dorë nga vetë Kadia me shkrim dore duke treguar qartazi fallcifikimin e datës e cila është shënuar sipas qejfit të tij. Së dyti, zoti Kadia ka bërë një kontratë ku nuk ka përcaktuar datën e nisjes së punimeve dhe të përfundimit të tyre. Së treti në kontratën në fjalë, zoti Kadia nuk ka përcaktuar se kush është shuma që sponsorizon kompania dhe kush do të jenë punimet që do të kryhen. Në mënyrë të qëllimshme në kontratën e firmosur nga Kadia me firmën në fjalë, kanë firmosur një marrëveshje që kjo firmë të vendosë vetë se kush do të jenë firmat që do të reklamojnë. Në një nga pikat e kontratës thuhet shprehimisht: Firma është përgjegjëse për reklamën e fazës së parë dhe të dytë të projektit. Reklama ka për qëllim të promovojë iniciativën shtetërore për restaurimin e mozaikut dhe bashkëpunimin me subjektet private. Pra, zoti Kadia i jep të drejtën firmës La Strada të bëjë biznes me hapësirat publike të muzeut kombëtar duke i dhënë të drejtën të shesë reklamë nga sipërfaqja e ekspozuar. Këtu hyn në lojë arsyeja ekonomike dhe zbatimi i legjislacionit shqiptar për prokurimet publike. Duke qenë se hapësira publike e reklamuar kushton vlera monetare, ku vetëm taksat ndaj bashkisë për këtë sipërfaqe kapin vlerën e rreth 22 milionë lekëve në vit, çmimi komercial i kësaj hapësire të ekspozuar është rreth 20 mijë lekë metri katror në muaj, që konsiston në rreth 8.8 milionë lekë në muaj, reklamë që e përfiton firma La Strada në bashkëpunim me firmën Vodafon, firmë e cila me pafytyrësinë dhe arrogancën e një firme hajdut pretendon se sponsorizon kulturën shqiptare, kur në fakt ajo po e vjedh çdo minutë nëpërmjet shfrytëzimit pa të drejtë të hapësirave publike. Zoti Kadia ka dhënë një sipërfaqe publicitare në mënyrë abuzive dhe skandaloze, vlera e të cilës është para publike që i vidhet qytetarëve shqiptarë. Vetëm vlera publicitare që përfiton Kompania Vodafon do të mjaftonte për të restauruar gjithë muzeun, jo më një mozaik. Për më shumë, tani pas tre muajsh shihet qartë se zoti Kadia jo vetëm që ka firmosur këtë kontratë për qëllime përfitimi, por mungesa e ndërhyrjes në Mozaik tregon qartë se qëllimi është që kjo reklamë e Vodafon të qëndrojë sa më gjatë në qendër të Tiranës dhe majë të Muzeut Historik.
Kadia firmosi kontratë me një kompani tjetër pa datë dhe pa afat
Në krye të banerit shihet një shënim i kompanisë celulare: Vodafon me krenari mbështet restaurimin e fasadës së Muzeut Kombëtar, në përkujdesje për të ardhmen. Më poshtë vazhdohet me sloganin e kompanisë celulare Poer to you, e më poshtë me germa të mëdha Vodafon, por e vetmja që ajo i ofron qytetarëve është mashtrimi me miliarda lekë. Mashtrimi që ka bërë Arbër Kadia së bashku me kompaninë Vodafon, është se kontrata lejon kompaninë La Strada që të reklamojë biznesin, ndërkohë që për këtë duhet të ketë tender, ose një konkurs se kush hedh paratë për këtë projekt. Ajo që duket fare qartë në këtë mashtrim që po iu bëhet qytetarëve shqiptarë, është se kompania La Strada po shet reklamë, një gjë që ligji nuk e lejon. Ndërkohë që po të analizohet elementi ligjor i kësaj kontrate ajo është automatikisht e pavlefshme, dhe jo ekzistente. Legjislacioni i të drejtës civile parashikon se një ndër elementët bazë të kontratës është data, e cila verifikon momentin e lidhjes së marrëveshjes dhe nënshkrimit të saj nga palët. Në momentin që nuk ka asnjë të dhënë për ditën, muajin dhe vitin kur është hartuar kontrata, atëherë ajo është nul. Me pak fjalë kjo kontratë nul afirmon abuzimin e Arbër Kadisë dhe kompanisë Vodafon për ti grabitur lekët nga xhepat e qytetarëve. Vjedhja duket mjaft hapur, duke mos pasur asnjë kontratë të vlefshme. E ndërkohë që vetë ky drejtor para disa ditësh pohon se kontrata është e lidhur me kompaninë Vodafon, në një kohë kur ajo nuk figuron aspak në këtë kontratë. Mjegullnaja që është në këtë kontratë, e implikon dhe më shumë drejtuesin e këtij projekti, pasi na nxjerr si bamirëse një kompani, e cila po gllabëron me qindra milionë lekë. Të përlyer të tërë zyrtarë dhe persona të tjerë, ligji shkelet me të dyja këmbët. Përsa i përket firmës La Strada, ajo është përzgjedhur si palë në këtë kontratë për reklamimin e fasadës së restaurimit të Mozaikut. Kjo nënkupton se kjo firmë merr përsipër që të investojë një sasi të konsiderueshme të ardhurash në promovimin e restaurimit. Në kontratë thuhet se kësaj firme do ti jepet e drejta për të bërë këtë financim vetëm pasi marrëveshja të jetë aprovuar nga Arbër Kadia, ku ky i fundit do të miratojë një fond mbështetjeje. Por ajo që të bën përshtypje është mosparaqitja e asnjë të dhënë monetare, më saktë në kontratë nuk thuhet sesa është vlera financiare që do të paguajë firma La Strada. Sërish kemi të bëjmë me një shkelje të ligjit e cila e thellon edhe më shumë hendekun e abuzimit korruptiv. Pse duhet që firma La Strada të mos bëjë të ditur sasinë e lekëve që do të përdorë për këtë reklamim? Ndërkohë që nga ana tjetër mungon edhe vlera e parave që do jepen nga Arbër Kadia. Kur kemi të bëjmë më këto lloj kontratash është e nevojshëm që të publikohet edhe shifra monetare, por në rastin në fjalë nuk është. Kështu që i vetmi përfundim në të cilin arrihet është marrëveshje korruptive dhe abuzive për përfitim dhe vjedhje të paligjshme të parave.
Ligji i Prokurimeve Publike
LIGJI Nr.9643, datë 20.11.2006 i ndryshuar me ligjin Nr.9800 date 10.09.2007
Neni 2
Parimet e përzgjedhjes
Përzgjedhja e fituesve të kontratave publike realizohet në përputhje me këto parime të përgjithshme:
a) mosdiskriminim dhe trajtim i barabartë i ofertuesve ose kandidatëve;
b) transparencë në procedurat e prokurimit;
c) barazi në trajtimin e kërkesave dhe të detyrimeve, që u ngarkohen ofertuesve ose kandidatëve.
Neni 3
Përkufizime
Për qëllim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. Procedurat përzgjedhëse të prokurimit janë procedurat e ndërmarra nga autoritetet kontraktore për përzgjedhjen e fituesve për kontratat publike për mallra, punë dhe shërbime.
2. Kontratat publike janë kontratat me shpërblim, të lidhura nëpërmjet shkëmbimit të komunikimit me shkrim, ndërmjet një apo m