Elvana Gjata bionde në klipin e ri

Tiranë, 7 gusht - Elvana Gjata prezanton hitin e dytë për këtë verë. Kënga ritmike “Mamani nejen” në bashkëpunim me reperin nga Kosova, Fuga, i cili ka bërë dhe vargjet e këngës, do të dëgjohet në të gjithë diskotekat shqiptare këto net të nxehta vera. Ndonëse klipi ka vetëm pak ditë që është publikuar, ndikimi që ka lënë tek publiku është i padiskutueshëm. Dy ditë nga hedhja e kripit në youtube videoja është klikuar gati 35 mijë herë, dhe nuk kanë munguar komentet. Në stacionet televizive muzikore shqiptare kënga transmetohet shumë shpesh, njofton Ballkanweb.
Në klip, Elvana vjen kompletësisht e transformuar, si një bionde seksuale. Në fragmente të tjera si një 'punk girl'. Muzika mban si çdo herë tjetër firmën e Flori Mumajesit, i cili në videoklip shfaqet duke mbajtur kufjet në vesh.