Drejt skadimit afati për kasat fiskale, refuzojnë instalimin 50 për qind e biznesit të vogël
Bizneset e vogla refuzojnë të pajisen me kasë fiskale. Deri tani janë pajisur me kasë vetëm 50 për qind e këtyre bizneseve, ndërsa pjesa tjetër ka refuzuar pajisjen. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të
ditur se afati për instalimin e pajisjes fiskale skadon në fund të këtij muaji. Ndërkohë që bizneset që gjenden pas kësaj date pa kasë do të gjobiten nga 1 milion lekë gjobë deri në bllokim të aktivitetit. Detyrimi për t'u pajisur me kasa fiskale e kanë personat e regjistruar në biznesin e vogël, të cilët ushtrojnë veprimtari në bashkitë e Tiranës, të Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës, Fierit, Lushnjës, Beratit, Sarandës, Korçës, Pogradecit, Elbasanit, Shkodrës e Lezhës. Të detyruar për instalimin e kasës janë edhe edhe tatimpaguesit e biznesit të vogël në komunat Shëngjin, Golem, Rashbull, Orikum, Himarë dhe Ksamil. Ndërsa brenda periudhës dhjetor 2010, të gjithë tatimpaguesit e tjerë të biznesit të vogël duhet ta përfundojnë këtë proces.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"