E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Princit kërkon paratë

Prince do të përfundojë në gjyq nga avokati i njohur Ed McPherson, i cili ka deklaruar që shkëlqësia e tij e purpurtë i ka borxh shumë të madhe parash. – gati 50 000 $ për shërbimet e kryera.
Sipas aktakuzës, Prince ka angazhuar avokatin McPherson ta përfaqësojë në dy raste të ndryshme – ku ka grumbulluar shumën prej 49 987 dollaëve për shërbimet e ofruara. McPherson tha se “ka kryer shërbime ligjore në interes të Princet në mënyrë shembullore”, por ende nuk është paguar.
Ironia do që njëri nga rastet kur Prince kishte angazhuar McPherson ishte për një aktakuzë nga agjencia e cila, njëjtë si McPherson, kishte deklaruar që Prince ia kishte lëshuar “mjekrën” financiare.
Në akuzën e ngritur pranë gjykatës së Los Angeles, McPherson ka deklaruar se ka bërë “përpjekje të vazhdueshme për ta zgjidhur këtë çështje me Princen”.
Prince nuk është deklaruar akoma rreth akuzës së McPhersonit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›