Opozita Qarkorja e MPJ-se si komunikate lufte

Opozita akuzoi kryeministrin se po perpiqet te shmange pergjegjesine e qeverise dhe te ministrit te tij Lulzim Basha nga vrasja e kater demonstruesve te 21 janarit. Duke iu referuar qarkores te publikuar pak dite me pare ne Gazeten Shekulli ne te cilen ambasadoret udhezohen se cfare te thone per 21 janarin per seline roze kryeministri Berisha po perpiqet qe te amnistoje kandidatin e tij per bashkine e kryeqytetit ashtu sic ka bere edhe me pare me te tjere persona per ngjarje te renda qe kane ndodhur ne vend.
Ajo qarkore e MPJ-se ishte nje qarkore fajesie per sa kohe ka vene gishtin e pergjegjesise ligjore mbi Edi Ramen dhe opoziten por njekohesisht eshte qarkore amnistie per Lulin e Saliut dhe per Saliun vete sepse nepermjet asaj qarkore sic keni bere gjate kesaj kohe keni kerkuar jo vetem te amnistoni pergjegjesit e vertete te asaj tragjedie por keni kerkuar qe te vini gishtin mbi opoziten dhe ate njeri qe e keni sot kandidat per bashkine e Tiranes njelloj e keni tentuar qe ta amnistoni si fajtorin kryesor per 21 janarin - theksoi deputeti socialist Sajmir Tahiri.
Sipas nenkryetarit te grupit parlamentar Socialist me date 21 janar kur e gjithe Shqiperia mbante frymen e ngulur para televizorit per te mesuar se cfare ka ndodhur me ata njerez qe rrezikonin jeten para kryeministrise nje grup pune ne MPJ hartonte qarkoren duke marre persiper te beje edhe rolin e prokurorit qe akuzon lideret e opozites si pergjegjes per ngjarjen.
Nje grup i kryeministrise i mbyllur ne zyrat me te erreta te Ministrise se Jashtme i lidhur drejtperdrejte me kryeministrin dhe me Lulin e kryeministrit hartonte qarkore te tilla qe jane komunikata lufte jo qarkore zyrtare te shtetit shqiptar dhe MPJ nepermjet kesaj komunikate te dates 21 ne darke dhe te derguar me date 22 merrte persiper te certifikonte se video e Ilir Metes ishte montazh - theksoi Tahiri.
Sipas socialisteve Ministria e Jashtme eshte shmangur nga funksioni i saj duke u kthyer ne nje depozite per militantet e partise Demokratike dhe te Levizjes Socialiste per Integrim. Per ta veprimet e papergjegjshme te drejtuesve me te larte te shtetit kane ulur imazhin e vendit tone perballe partnereve nderkombetare.
Une e kuptoj qe Ministria e Jashtme eshte kthyer ne nje depozite te partise ashtu sic e kuptoj qe edhe administrata publike eshte kthyer ne nje depozite per flamurmbajtesit dhe militantet e PD-se dhe LSI-se. Por se kuptoj si mund te kthehet shteti shqiptar ne nje shtet karagjoz vetem per shkakun dhe interesat tuaja partiake duke i shitur partnereve nderkombetare skenaret e pucit qe ishte vetem ne koken e Saliut.
Qarkorja
Ne mengjesin e 22 janarit Ministria jone e Jashtme i ka nisur nje qarkore te gjitha perfaqesive tona diplomatike dhe i udhezon se cfare duhet te thone per 21 janarin. Edhe pse kishin kaluar vetem pak ore e ngjarja ende nuk ishte sqaruar nje grup pune i kesaj ministrie ne fshehtesi te plote ka hartuar udhezimin duke akuzuar liderin e opozites Edi Rama dhe eksponente te tjere te opozites si pergjegjesit e trazirave para kryeministrise.
Madje MPJ ka marre edhe kompetencat e Prokurorise duke deklaruar se godina e kryeministrise eshte goditur me plumba nga demonstruesit dhe se keta te fundit jane paguar nga organizuesit socialiste. Nga hetimet paraprake rezulton se brenda territorit te Kryeministrise jane gjetur plumba cka deshmon se ne drejtim te godines se Kryeministrise jane perdorur arme zjarri nga ana e protestuesve - thuhet ne qarkoren e nenshkruar nga vete ministri Edmond Haxhinasto.
Ne brendesi te qarkores thuhet se trazirave te dates 21 janar i parapriu montimi i video-pergjimit Prifti-Meta i cili ka implikuar dhe Kryeministrin e vendit. Nderkohe pas vrasjes se kater demonstruesve qeveria ka kerkuar edhe mbeshtetje per Policine e Shtetit duke i udhezuar ambasadoret se ne takimet e tyre duhet te shprehnin vleresimin per Policine e Shtetit per shkallen me te larte te profesionalizmit te trimerise te pergjegjesise te guximit dhe te gjakftohtesise e cila na paskesh bere sipas mazhorances qe te deshtoje skenari pucist i drejtuesve te opozites.
Shkaterrimi i pyjeve Kuvendi moratorium dhjetevjecar
Partia Socialiste kerkoi nje moratorium dhjetevjecar per pyjet. Deputeti socialist i qarkut te Durresit Blendi Klosi i beri thirrje mazhorances qe te hartoje nje moratorium te ri per ndalimin e shkaterrimit te pyjeve ne vendin tone. Motosharrat po shkaterrojne pyjet. Nje plak i mencur ka thene qe nese sepata e gervisht pyllin motosharra e shfaros ate. Ndaj propozoj nje moratorium te motosharrave per nje periudhe dhjetevjecare dhe te pezullohen te gjitha licencat.
shte per te miren e te gjithe shqiptareve qe ky Parlament te marre nje vendim te nderprerjes se motosharrave. Me vone do te jete shume vone... Nese nuk behet moratoriumi eshte e kot cdo perpjekje tjeter - u shpreh Klosi. Edhe mazhoranca u shpreh pro nje nisme te tille vetem se kerkoi edhe votat e opozites. Do te isha e para per te bere nje moratorium per te penguar cdo gje. E shkruaj une moratoriumin vetem se votojeni. Ju ftoj qe ta votojme - tha Topalli.
Ndersa Ministri i Mjedisit e cilesoi pozitive nje nisme te tille qe sipas tij do te ndikonte ne permiresimin e situates se krijuar me pyjet. Nese ka nje ide qe vjen racionale ne mbrojtje te pyjeve une them te ulemi te bejme jo thjeshte nje moratorium por duhet ta bejme ne menyre racionale. Ne duhet te marrim modelin me te mire qe te garantoje keto shqetesime te medha qe kane te bejne me shfrytezimin e pyjeve - theksoi Mediu.