Mashtrimi i Kastriot Islamit me rezolutën e KiE dhe një përpjekje e medias për të ngjallur Metën
Një gazetë e qeverisë hapej para pak ditësh me një lajm, sipas të cilit Këshilli i Europës kishte miratuar një rezolutë ku i bëhej thirrje opozitës që të ndërpriste bojkotin. Për shumëkënd që kupton nga kjo punë ishte çudi se si mund të miratohej një rezolutë pa mbërritur një mision faktmbledhës. Lajmi ishte përhapur nga Kastriot Islami, përfaqësues i Shqipërisë në KiE, i cili me shumë krenari u kishte deklaruar gazetarëve se ka arritur të fusë një rezolutë të fortë kundër Ramës. Në të vërtetë dje kanë mbërritur në Tiranë raportuesit e Këshillit të Europës. Të dy do vëzhgojnë situatën në vend, do takojnë aktorë të ndryshëm dhe do hartojnë tekstin, që më pas do quhet material për punim. Vetëm pas disa kohësh do jetë e mundur që të ketë një rezolutë të miratuar.
Një gjë tjetër që të bie në sy është përpjekja për të ngjallur Ilir Metën. Raporterët e Këshillit të Europës janë takuar sot me të, çka nuk është asnjë çudi se ata do kenë aq shumë takime në Shqipëri, por mediat kanë nisur të raportojnë që mbrëmë për takimin, dhe sot kanë qenë live gjithë kohën me selinë e LSI-së, ku do realizohej takimi i rrallë. Madje kanë matur dhe minutat e takimit.
