Gjiknuri: Takimi me ambasadorët, informues

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar sot me ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë.
Menjëherë pas takim deputeti i PS-së Damian Gjiknuri deklaroi për mediat se ky ishte një takim informues në të cilin u prezantuan të gjitha shkeljet dhe argumentat ligjor nisur edhe nga praktika ndërkombëtare dhe arsyet se përse këto zgjedhje duhet të shkojnë drejt pavlefshmërisë.
“Ishte një takim informues ku prezantuam shkeljet që janë bërë publike edhe më parë pasi kjo është edhe një detyrim publik që kemi karshi partnerëve tanë dhe ne presim që ata të kuptojnë se san ë vështirësi ndodhet demokracia” theksoi Gjiknuri.
Më tej Gjiknuri theksoi se ambasadorët janë shprehur të interesuar për materialet e paraqitura nga Partia Socialiste ndërsa shtoi se ata kanë mekanizmat e tyre se si duhet të raportojnë situatën politike në Shqipëri.
Në takim merrnin pjesë zv/ambasadorja i SHBA-së, Deborah Jones, përfaqësuesi i BE-së Etore Sekui dhe Zv.ambasadori i OSBE-së si dhe përfaqësuesit diplomatikë të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Greqisë dhe diplomatë të vendeve të tjera.
Ndërkohë, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Etore Sekui në momentin e daljes nga selia rozë, tha se në thjesht kemi dëgjuar argumentat e PS-së lidhur me procesin, për më tepër informacioni drejtohuni tek Partia Socialiste.