E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtrimi i Metes Permbytjet sdo te perseriten

Ministri i Energjetikes garantoi me 13 tetor se nuk do te kete asnje perseritje te fenomeneve te vitit te kaluar.


Kemi marre masat dhe situata eshte teresisht nen kontroll. Deputetet e PS-se i kerkuan sqarime ministrit per masat e marra nga qeveria per infrastrukturen


TIRAN - Dy muaj me pare kur situata hidrike ishte e qete dhe gjithcka po shkonte me se miri ministri i Energjetikes Ilir Meta fajesoi paraardhesin e tij Prifti per permbytjet e nje viti me pare dhe premtoi se e njejta situata nuk do te perseritej me kurre. Meta ishte therritur ne komisionin parlamentar te Sigurise Kombetare per te raportuar ne lidhje me situaten ne veri te vendit.


Sipas procesverbalit qe mban daten 13.10.2010 ora 1000-1040 kreu i METE eshte shprehur se permbytjet ne qarkun e Shkodres ne janar erdhen si pasoje e shkarkimeve te medha gje qe nuk do te ndodhte kete vit.


Lidhur me situaten energjetike ne vend ajo eshte teresisht nen kontroll dhe jemi te bindur se nuk do te kete asnje perseritje te fenomeneve te vitit te kaluar qe erdhen si shkak i shkarkimeve. Per cdo rast gjithcka e kemi nen kontroll dhe per kete drejtori i KESH-it mund te jape sqarime edhe me te hollesishme.


Ajo qe mbetet e rendesishme per te ardhmen eshte investimi ne digat e hidrocentraleve tona per te cilat kemi disa projekte ne proces pasi dihet se ato jane objekte shume te rendesishme dhe delikate te cilat kerkojne mirembajtje dhe investim te vazhdueshem. Sot ekziston nje program shume konkret qe po implementohet per rritjen e sigurise se tyre - theksoi Ministri Meta.


Sot me pak se dy muaj me pas situata eshte disi me ndryshe nga cfare kishte shpresuar qeveria. Shkodra ngjan shume me Venecian por nje variant aspak turistik i saj.


Materialet e publikuara nga Kuvendi tregojne se rreziku nga permbytjet nuk ka qene i papritur per qeverine edhe pse deklarojne se situata precipitoi si pasoje e reshjeve te shumta te shiut. Gjate seances degjimore ne Kuvend anetaret e komisionit kane paralajmeruar ministrin per rrezikun qe i kanosej Shkodres me ardhjen e dimrit.


Deputeti Asllan Dogjani e ka njohur kreun e METE-s me nje studim te Bankes Boterore ku thuhet qe ekstremitetet e motit do te jene me te shpeshta ne rajonin tone dhe pavaresisht masave te marra ne Fierze per respektimin e kuotave etj nuk do te kete garanci qe te mos permbytet Shkodra.


Nje tjeter shqetesim i ngritur prej deputetit te PS-se ka qene edhe per masat e marra nga qeveria per ndertimin e argjinaturave apo per thellimin e shtratit te Bunes. Mundesia me e mire eshte thellimi i shtratit te Bunes sidomos ne grykederdhje per te parandaluar sot ose neser nje permbytje te tille.


Pyetjet ime jane a ka ndonje plan tjeter Qeveria per parandalimin e ketyre permbytjeve pavaresisht respektimit te regjimit te kuotave ne Fierze A do te mbeten ne leter keto plane dhe te kujtohemi sa here qe Shkodra permbytet qe te thellohet Buna se aktualisht nuk ka filluar thellimi i Bunes dhe a ka ndonje raport nga Komisioni Teknik i Digave ne lidhje me gjendjen e digave ne pergjithesi - eshte shprehur deputeti Dogjani.


Ne pergjigjen e tij ministri Ilir Meta thekson edhe njehere se per shkak te shkarkimeve nuk do te kete permbytje ne Shkoder dhe se shkarkimet do te jene shume te kontrolluara. Une e theksova edhe nje here per shkak te shkarkimeve situata eshte teresisht nen kontroll dhe nuk do te kete probleme serioze - garantoi kreu i METE ne muajin tetor anetaret e Komisionit te Sigurise.


Ilir Meta pohoi se situata hidrike ishte teresisht nen kontroll. Jemi te bindur se nuk do te kete asnje perseritje te fenomeneve te vitit te kaluar qe erdhen si shkak i shkarkimeve. Per cdo rast gjithcka e kemi nen kontroll.


Me pak se dy muaj me pas pothuajse i gjithe qyteti i Shkodres eshte i permbytur. Fshatrat perreth jane nen uje dhe situata sa vjen dhe perkeqesohet cdo ore. Rruget e periferise se Shkodres jane te kalueshme vetem me varka

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›