E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore shtyhet seanca per ekstradimin e Prudentinos

Ne gjykaten e shkalles se pare te rrethit Vlore ka nisur dje seanca per ekstradimin e Albino Prudentinos seance e cila eshte shtyre nga pala mbrojtese.

Gjyqtarja Herila ela beri me dije se seanca eshte kerkuar nga prokuroria e rrethit gjyqesor Vlore ndersa pavaresisht lajmerimeve te bera ka munguar avokati mbrojtes i Prudentinos Frederik Doja. Ajo tha se njoftimet jane bere qysh prej dates 18 nentor cka nenkupton se te gjitha palet kane marre njoftime.


Ajo tha se vetem mesditen e djeshme avokati mbrojtes ka lajmeruar mungesen. Kjo e fundit eshte cilesuar nga perfaqesuesi i prokurorise Maksim Sota si makinacion per te shtyre seancat ku kjo e djeshmja tha ai ka afate shume strikte te percaktuara nga dispozitat ligjore nisur nga kerkesa per ekstradim.


Ne e cmojme jokorrekte qendrimin e pales mbrojtese pasi avokati Doja ka pasur afatet e duhura per tu njohur me datat e zhvillimit te seances. Kerkesa per miratimin e ekstradimit eshte dorezuar dite perpara cka nuk justifikon qendrimin e pales mbrojtese.


Fakti qe mbrojtesi nuk eshte paraqitur eshte quajtur deri loje nga ana e prokurorit i cili ka kerkuar zevendesimin e tij me nje tjeter te listes se dhomes se avokateve te Vlores. Vete i pandehuri tha se i besonte avokatit te zgjedhur me pare ndersa ka ngritur pretendimet se nuk po kupton asgje nga ky proces.


Kerkesa e prokurorit eshte pranuar nga gjyqtarja ela e cila tha se mbrojtja e ceshtjes ne keto kushte kur njoftimet jane bere korrekte dhe per te vijuar procedurat normale te gjykimit do te vijohen nga avokati Arjan Isufi. Ky i fundit pasi ka komunikuar me Prudentinon kerkoi te njihej me materialet e dosjes duke kerkuar shtyrjen e seances. Seanca e radhes u percaktua ne daten 6 janar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›