Bashkepunimi me ne sjell vetem te mira
Streten Ugreciq Drejtor i Bibliotekes Kombetare te Serbise
Nuk e kam degjuar deklaraten e zotit Plasari por dua te theksoj se edhe ai nuk na ka degjuar ne. Ai nuk e di se per cfare behet fjale sepse nuk ka qene i pranishem ne konference.
Me vjen shume keq sepse prania e tij do te ndihmonte ne zhvillimin e bashkepunimit tone rajonal. Qellimi i kesaj konference ka qene qe Bibliotekat Kombetare dhe bibliotekat e pergjithshme ne rajon te mesojne se cfare te mirash iu sjell ky bashkepunim dhe ta cojne me tej ne nje nivel me te larte.
Dua te theksoj dhe nje te mire qe ka sjelle kjo konference pasi kjo na ka hapur dyert per nje bashkepunim te thelle rajonal te cilen ne te kaluaren ne nuk e kemi pasur.
Jam kategorikisht kunder asaj qe thote zoti Plasari qe ne kemi bere nje lloj presioni. Nuk kemi bere asnjehere presion por kemi dhene nje sugjerim qe BKSH se bashku me Bibliotekat e tjera ne Shqiperi te futen ne kete sistem rajonal pasi kjo do tu sillte shume gjera pozitive.
Ne disa vende te rajonit ka shume publikime qe behen ne gjuhen shqipe dhe keto vende jane Shqiperia Kosova Mali i Zi Maqedonia dhe Serbia.
Te gjitha keto vende kane interes qe te bashkepunojne mes tyre dhe keto publikime ti shohin ne nje vend. Keto biblioteka jane shume te interesuara qe me ane te nje sistemi te unifikuar tua shperndajne te gjitha vendeve dhe ti shkembejne keto rekorde bibliografike mes tyre. shte shume e rendesishme qe te gjitha botimet ne Shqiperi ti shohin edhe ata te vendeve te tjera si Maqedonia Mali i Zi dhe Maqedonia.
shte e rendesishme pasi kjo na kursen kohe duke mos bere shume vete te njejten pune. Kjo do te thote humbje e madhe e kohes e kuadrove dhe shpenzime te teperta qe dot lindin nese kete pune do ta kryenin bibliotekat e vecanta.
Na vjen keq qe zoti Plasari nuk e di kete perparesi dhe nuk deshiron ta degjoje fare. Por ne fund te fundit dua te them se deri te ky bashkepunim jam i bindur se dot vije shpejt. Keshtu qe qellimi final i yni eshte ky.