E Diel, 1 Nëntor 2026

Tanja Fajon: Liberalizimi i vizave për Shqipërinë, që këtë verë

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, vlerëson angazhimin e autoriteteve shqiptare, për të finalizuar me sukses këtë proces jetik, për aspiratat e integrimit

Eurodeputetja sllovene në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, shprehet edhe njëherë se heqja e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën, duhet të bëhet para sezonit të pushimeve verore. Fajon vlerësoi angazhimin e autoriteteve shqiptare në këtëm proces dhe shprehu bindjen e saj për një vlerësim optimist të Komisionit Evropian.
“Ideja ishte që, siç e dini, unë mbështes fuqimisht lëvizjen e lirë për qytetarët që jetojnë në Ballkanin Perëndimor, e se ky proces duhet finalizuar dhe për Shqipërinë e Bosnjen dhe meqënëse të dy vendet kanë punuar fort gjatë muajve të fundit, shpresoj që këtë verë, jo shumë vonë, të heqim regjimin e vizave dhe për Bosnje-Hercegovinen e Shqipërinë”, u shpreh Fajon.
Këto komente europarlamentarja sllovene i bëri gjatë performimit të bandave muzikore të Josif Shukallarit dhe grupit boshnjak, të cilët ndodhen në Bruksel, për festivalin e përvitshëm “Balkan Trafik” që mbahet këtë fundjavë.
Sipas organizatorëve, ky event përbën një llojshmëri shumëkulturore, me këngë e valle nga Maqedonia, Serbia, Bosnja, Rumania, Bullgaria, Greqia e Shqipëria.
Veçanërisht, muzika shqiptare dhe ritmi festiv i dasmave, ka qenë për Fajon një moment i vërtetë entuziazmi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›