Mashtrimi, merr 200 mije euro
Artan Cena
TIRANE - I prezantuar si biznesmen, Ardian Skenderi ka arritur t'i marre nje firme, 200 mije euro me premtimin se do te sillte mallra ushqimore nga vende te ndryshme, Maqedonia dhe Greqia. Nje dite me pare, Policia e Tiranes tha se, ka mundur te pergatise dosjen dhe te prese fleten e arrestit, (per se dyti), ndaj 40-vjecarit, Ardian Skenderi, i lindur ne Shkoder, por me banim ne Elbasan. Ishte denoncimi i bere nga firma e tregtimit te mallrave ushqimore, "Enigma", qe ka bere, qe policia te nise hetimet per mashtrimin super te madh, prej me shume se 200 mije eurosh. Uniformat blu te kryeqytetit thane gjate dites se djeshme se, Skenderi ndodhet i arrestuar per te njejten veper penale, ate te mashtrimit, pasi ishte denuar nga Gjykata e Elbasanit.
Denoncimi
Pasi nuk ka mundur te marre shumen prej 200 mije eurosh, pronari i firmes ka vendosur te beje denoncimin ne polici. Ne deshmine e dhene nga ai thuhet se, Skenderi i ishte prezantuar si biznesmen, qe merrej me transporte mallrash nga vende te ndryshme. E duke qene se ishin kolege ata ishin takuar disa here, ne kafe. Por me pas kishin filluar te bejne dhe biseda biznesi mes njeri-tjetrit. Duke besuar ne fjalet e tij, pronari i "Enigmas", i kishte dhene 40-vjecarit, shumen prej 200 mije eurosh, per te blere mallra ushqimore ne Maqedoni dhe Greqi. Por me marrjen e shumes se parave, ishte larguar pa lene gjurme. Kishte nderruar numrin e telefonit dhe ishte zhdukur.
Arrestimi
Policia e Tiranes tha se, arrestimi i tij eshte kryer pasi ndaj tij eshte deponuar nje kallezim nga firma "Enigma", ku ai dyshohet se ka mashtruar, duke pervetesuar shumen e parave prej 200 mije euro. Prokuroria e Tiranes, kishte leshuar vendim ndaj tij, ne daten 30 dhjetor 2008, dhe me pas Gjykata e Tiranes, kishte caktuar ndaj tij, masen e sigurise "arrest ne burg". Ndaj Skenderit ka filluar procedimi penal, per veprat penale te "vjedhjes me ane te mashtrimit" dhe te "falsifikimit te dokumenteve", tha policia.
Arrestimi i Skenderit ne korrik 2008
Nje 40-vjecar, person i shpallur ne kerkim eshte arrestuar ne oret e vona te se merkures nga Policia e Elbasanit. Burime zyrtare te policise bejne te ditur se, "eshte arrestuar ne flagrance, nga seksioni Kunder Krimit Ekonomik Ardian Skenderi, lindur ne Shkoder e banues ne Elbasan". Te njejtat burime shtojne se, Skenderi ka qene person i shpallur ne kerkim, pasi Gjykata e Elbasan me vendim te formes se prere, me date 27 maj 2006 e ka denuar me gjashte muaj heqje lirie, per vepren penale te "mashtrimit".