E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin kompensimet nga permbytjet e Gjanices

Pas permbytjeve qe perfshine Qarkun e Fierit muajin e kaluar, eshte ndezur drita jeshile per te gjithe te prekurit nga kjo fatkeqesi natyrore. E ndersa gjate diteve te permbytjes u ngrit nje komision vleresimi demesh, si dhe grup emergjence, dy dite me pare eshte hedhur nje hap me shume ne ndihme te atyre qe kane rezultuar se jane prekur nga permbytjet. Komisioni i Emergjencave ne Bashkine e Fierit, pasi ka shqyrtuar me imtesi dokumentacionin dhe procesverbalet e konstatimit te demeve te krijuara nga permbytja e lumit Gjanica, ka perfunduar gjithe procedurat e verifikimit. Mesohet se procesverbalet perkatese te punuara nga Komisioni i Emergjences se Bashkise Fier, i kane kaluar ne kete menyre Qarkut dhe nga ky i fundit ka rezultuar se jane 132 familje dhe 6 biznese, qe kerkojne ndihme imediate nga qeveria shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›