E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket pa gjurme prej disa ditesh nje vajze 20 vjece

Kurbin- Nje vajze 20 vjecare eshte zhdukur tre dite me pare nga banesa e saj, ne fshatin Gjorme te Kurbinit. Familjaret, pasi kane pyetur tek te afermit e tyre dhe fqinjet, i jane drejtuar Policise se Kurbinit, ku edhe kane depozituar nje kallezim penal per zhdukjen e saj. Sipas burimeve nga policia e Kurbinit A.P 20 vjece eshte larguar nga banesa e saj, ndersa prinderit kane qene ne pune. Pas kthimit te tyre ne shtepi, prinderit nuk e kane gjetur vajzen. Fillimisht keta te fundit kane menduar se ajo mund te kishte shkuar per vizite tek te afermit e tyre ose te ndonje fqinj. Pasi kane kerkuar per 24 ore dhe nuk kane gjetur asnje gjurme te vajzes se tyre, kane humbur shpresat. Burime nga policia bene me dije se vajza nuk ka lene asnje shenim se ku mund te jete. Madje ne banesen e saj nuk ka asnje shenje qe ajo te jete grabitur me dhune, pasi cdo gje ka qene ne rregullt. Policia ka marre ne pyetje disa te aferm te vajzes, si dhe persona te cilet mund te kene dijeni per ndonje lidhje dashurie te saj.

Nga ana tjeter burimet shtuan se jane duke u verifikuar edhe tablatet telefonike te numrit te saj, te telefonave te familjareve dhe njekohesisht edhe te ndonje fqinji, qe vajza ka pasur me shume afrimitet, per te zbardhur ndonje bisede telefonike, qe mund t'i kete marre vajzes mendjen dhe e ka bindur qe te largohej nga banesa. Prinderit e vajzes kane mohuar ne polici se ajo mund te kete pasur ndonje lidhje, apo ta kene keqtrajtuar ate.

Pistat

Policia e Kurbinit ka ngritur disa pista per zhdukjen e vajzes. Sipas burimeve nje nga pistat eshte ajo e largimit te saj nga banesa me deshire, per shkak te ndonje lidhjeje dashurie. Ndersa po hetohet edhe per ndonje rrembim te mundshem te saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›