E Diel, 1 Nëntor 2026

"Njerez te humbur" gjen nenen e Gazmend Sollakut pas 25 vitesh

Caste gezimi i dhane start sezonit te ri te emisionit "Njerez te Humbur". Gjetja e nenes se Gazmend Sollakut, ishte pika kulmore e te premtes se pare per kete sezon te ri. Pas 25 vitesh mosnjohje, Gazmendi arriti me ne fund te gjeje personin qe e solli ne jete. Por cila eshte historia e Gazmendit? Gazmendi ka lindur ne Tirane me 28 korrik te vitit 1983 dhe menjehere ai eshte derguar ne Befotrofin e Tiranes dhe kur ishte nje vjec ka kaluar ne Befotrofin e Vlores. Ne moshen 2 vjec e gjysme ai biresohet nga Vangjel dhe Dhoksia Sollaku. Kete fakt Ermali e mesoi shume vone, kur ai meson te verteten per jeten e tij. Nje femije i biresuar dhe qe nga ajo kohe ai nuk ka reshtur asnjehere te kerkoje nenen e tij e cila i dha jeten. Por nje cast gezimi dhe emocioni ishte per Gazmendin nata e se premtes mbrema, ku ne studion e emisionit "Njerez te Humbur" ai merr vesh identitetin e nenes se tij si dhe vendndodhjen e saj. Por, nuk kishte se si te ndodhte ndryshe, kur personi qe dha informacionin ishte vete tezja e tij. Tashme ai ka nje mundesi me shume per te rikuperuar vitet e humbura.

Nesim Braho, Zhdukja e mistershme e mjekut, ne pyjet e Skraparit

Nje takim i pare, me nje rrjedhe te vrullshme dhe audience te larte e cila me besnikeri e shoqeroi emisionin "Njerez te humbur" deri ne oret e para te se shtunes. Zhdukja ne rrethana misterioze e mjekut nga Corovoda e cila pati jehonen e saj edhe ne Greqi, ishte rasti i pare i trajtuar mbremjen e se premtes. Historia e Nesim Brahos solli nje reagim te menjehershem te publikut. Nje histori e cila mbart shume pikepyetje. Por 15 marsi i vitit 2001 do te shenonte dramen ne familjes Braho. Nesimi u njoftua nga shefi i finances se Komunes Shpetim Seferi qe te shkonte ne Komune per te marre ilacet. Pasi shkoi atje u takua bashke me rojen e Komunes, Celnik Dervishi dhe pronarin e lokalit Mehdi Fusha. Ne oren 6 te pasdites vendosen te kthehen ne shtepite e tyre, dhe te tre burrat Nesimi, Shpetimi dhe Celniku ndaluan dhe ndezen nje zjarr nderkohe qe Nesimi u perpoq te ndihmonte Shpetimin. Por ne nje moment Nesimi kishte kuptuar se nuk e kishte canten personale dhe ishte kthyer per ta marre ne klubin ku kishin ndenjur gjate. Nga ky moment e gjithe historia vishet nga hija e dyshimit. Pronari i klubit, Mehdiu tregon se atje nuk u harrua asnje cante, nderkohe qe canta eshte gjetur pas 3-4 ditesh rreth 30-40 metra larg zjarrit. Telefonata te shumta prej specialisteve te kriminalistikes, elemente te policise se shtetit shqiptar jashte Shqiperise, sollen nje vale informacioni gati te paperballueshme per gazetaret e emisionit te cilet jane duke investiguar per fatin e tij.

Klodian Hoxhalli, Historia "horror" e djalit nga Berati

Rasti i Klodian Hoxhallit, e ktheu per te disaten here fokusin e emisionit "Njerez te Humbur" ne Turqi. Nje triller hollivuidian , eshte i vetmi cilesor i denje per historine e Klodianit. Nje histori me fakte te jashtezakonshme dhe e ngjeshur me caste te frikshme. Klodiani niset per ne Turqi me 13 maj 1995 me avion. Pasi mberriti ne Turqi, Klodiani u prit nga tezja e tij e cila me pas e coi te motra e tij, Brunilda. Pak me vone Klodiani sistemohet ne pune ne nje mobilieri duke punuar si zdrukthetar. Por pas disa kohesh ne familje vjen lajmi i hidhur se Klodiani ishte hedhur nga kati i trete i nje pallati. Menjehere familjes i dergohet trupi me avion, por kur hapet arkivoli prinderit shohin qe trupi nuk ishte i tij. Qe nga ky moment familjaret nisin kerkimet. Pista kryesore, ku ishin kryer hetimet nga redaksia ne javet qe shkuan, ishte Italia. Nje piste e cila u mbeshteten nga telefonues te shumte, te cilet deshmonin se e kishin pare se fundmi ne Firence. Nje nisje e suksesshme si ajo e se premtes, eshte siguria dhe premtimi qe "Njerez te Humbur" i jep teleshikuesve te saj.

Shenim:

Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›