E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtroi me 150 mije euro familjaret e Shullazit, kerkohen 12 vjet burg

Prokuroria e Tiranes ka kerkuar dje shpalljen fajtore dhe denimin me 12 vjet burg per Albana Lazen, e akuzuar per mashtrimin me 150 mije euro ndaj familjareve te Emiljano Shullazit dhe Ervin Ferhatit. Prokurori Gentian Osmani ka shpjeguar dje se e pandehura akuzohet per veprat penale te "mashtrimit" dhe "shpifjes". Albana Laze u vu ne pranga ne 15 tetor te vitit 2007. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Laze, ka mashtruar te afermit e dy te denuarve, duke iu premtuar ketyre te fundit se do t'iu nxirrte nga burgu, ne kembim te 150 mije eurove. 34-vjecarja me origjine nga Shkodra dhe me banim ne Tirane kishte marre parate, duke premtuar se ato do t'ua dorezonte prokuroreve dhe gjyqtareve te ceshtjes, ne menyre qe dy personat e arrestuar ne 8 korrik 2006 te rifitonin lirine, pavaresisht akuzave per trafik te lendeve narkotike. Shumen e lekeve, e pandehura mesohet se ai ka kerkuar te dashures se Shullazit, e cila me pas ka folur me prinderit e te denuarit. Nga hetimet eshte verejtur se shtetasja Albana Laze, menjehere pasi ka marre leket, ka filluar te thure plane per te ndihmuar familjaret e saj. Keshtu me 150 mije eurot qe Laze perfitoi ne menyre te lehte, mundi te liroje vellane e saj kundrejt shumes 30 mije euro, i cili ishte i denuar per trafik droge ne Itali. Nderkohe nga ekspertet mesohet se me 25 mije euro te tjera, 34-vjecarja shkodrane mori me qira nje lokal ne afersi te institutit "Harry Fultz", te cilin e ka rikonstrukturuar ne menyre moderne. Vec te tjerash Laze me keto para, kishte blere edhe nje automjet luksoz, te cilin e perdorte bashkeshorti i saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›