E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perdhunimi i '92, ekstradohet pas 17 vitesh

TIRANE - Nje 39-vjecar nga Fieri, i denuar me pare nga drejtesia shqiptare me 18 vjet heqje lirie, per "marredhenie seksuale me dhune", u ekstradua nje dite me pare nga Italia. Lajmi u be i ditur nga burime zyrtare te Policise se Shtetit. Keta te fundit thane se, Kastriot Gremi, me kerkese te Interpol Tiranes eshte vene ne pranga ne Itali, ne 18 shtator te vitit 2008, nga Interpol Roma. Arrestimi i tij eshte bere pasi me vendim te Gjykates se Shkalles se Pare te Fierit, ai eshte denuar ne 24 gusht 1992 me 18 vjet heqje lirie per "marredhenie seksuale me dhune, te kryer ne bashkepunim". Por qe nga koha qe ai eshte denuar, nuk ishte gjetur asnje gjurme e tij. Ka qene viti i kaluar, kur Policia e Shtetit mori informacione ne lidhje me vendndodhjen e tij ne Itali. E me pas jane njoftuar koleget italiane ne lidhje me te kerkuarin prej 16 vitesh, nga drejtesia shqiptare. Dhe ata kane ekzekutuar urdher-arrestin nderkombetar te leshuar nga policia shqiptare. Ngjarja per te cilen akuzohet 39-vjecari Gremi, ka ndodhur ne vendin e quajtur "Qafa e Koshovices", ne periferi te qytetit te Fierit, ne 13 maj te vitit 1992, kur ai ne bashkepunim me Xhevair Braka, kane rrembyer te rene me inicialet O. B., duke kryer marredhenie seksuale me dhune.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›