E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i droges, kapet 48-vjecari

TIRANE - I denuar ne Gjermani me 5 vite burg per trafik droge, vihet ne pranga ne Tirane serish per trafik. Ka zgjatur vetem pese dite arratia e nje 48-vjecari nga Tirana, i kerkuar per trafik lendesh narkotike. Specialistet e sektorit Kunder Narkotikeve kane vene dje ne pranga Abdulla Muken. Gjykata e Krimeve te Renda, ka vendosur masen e sigurise "arrest ne burg" per 48-vjecarin nen akuzen e "trafikut te lendeve narkotike". Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare prane Policise se Tiranes, sipas te cilave mesohet se Muka eshte denuar me pare nga drejtesia gjermane, per te njejten veper penale me 5 vite burg. Pasi Prokuroria e Krimeve te Renda Tirane, ka nxjerre urdhrin e ekzekutimit te vendimit penal numer 49, date 04 prill te vitit 2009, ne zbatim te vendimit te Gjykates se Krimeve te Renda Tirane, e cila i ka caktuar masen e sigurise "arrest me burg", per vepren penale te "trafikim te lendeve narkotike". Pas venies ne pranga, dosja ne ngarkim te tij, i ka kaluar Prokurorise se Krimeve te Renda qe do te beje hetimet e tjera.

A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›