Mashtronin bankat me karta false perfitojne 150 000 euro

Durres - Jane ndaluar tre kosovare dhe nje biznesmen te cilet me ane te kartave bankare te falsifikuara kishin arritur te kryenin nje numer transaksionesh bankare me vlere rreth 150 000 euro. Arrestimi i tyre ka ndodhur te premten nderkohe qe burimet zyrtare te policise bene te ditur se nje gje e tille ndodhi pas nje hetimi disamujor dhe nje bashkepunim mes policive te Kukesit dhe Durresit.
Te renet ne pranga jane 36-vjecari Selatin Milaim Krasniqi 26-vjecari Ergyn Shena Sylejmani 28-vjecari Milaim Isa Potoko te lindur dhe banues ne Prishtine si dhe Agim Osman Sulo 52-vjec lindur dhe banues ne Elbasan biznesmen.
Burimet zyrtare te policise se shtetit bene te ditur se nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky grup ka kryer nje sere sulmesh te suksesshme me karta bankare te falsifikuara ne bankomate te bankave te nivelit te dyte. Bankat qe kane pesuar mashtrimin jane pikerisht ato te kryeqytetit.
Mesohet se shuma e perfituar prej tyre ne menyre te padrejte kap nje vlere rreth 150 000 euro nderkohe qe policia shprehet se transaksionet bankare jane kryer nepermjet terminaleve POS te vendosura ne disa nga subjektet tregtare kryesisht te zones se plazhit te Durresit qendrave tregtare ne Tirane Durres dhe Elbasan.
Gjate muajve shtator-tetor 2010 ata kane perdorur karta te falsifikuara ne kryeqytet ndersa ne janar dhe ditet e para te shkurtit te ketij viti mesohet se kane kryer blerje te mallrave ushqimore mallra industriale furnizime me karburant te mjeteve me te cilat qarkullonin ne disa supermarkete bare e restorante hotele dhe pika karburanti nepermjet terminaleve POS qe ofronin keto sherbime. Gjate kesaj periudhe sipas policise jane kryer mbi 100 transaksione me vlere rreth 150 000 euro.
Pas ndalimit te kater mashtruesve jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale pajisje kompjuterike Skimmer qe sherbejne per klonimin e kartave dhjetera karta plastike me shirit magnetik ne te cilat jane hedhur te dhena te kartave bankare te vjedhura nje kompjuter laptop qe ka sherbyer per programimin e ketyre te dhenave nje automjet fuoristrade. Ata akuzohen per mashtrime kompjuterike. Hetimet do te vijojne edhe ne ditet ne vazhdim per venien para drejtesise te te gjithe personave te perfshire ne kete veprimtari kriminale. M.Brunga