E Diel, 1 Nëntor 2026

Transportonin emigrantë të paligjshëm, tre të arrestuar në aksin Librazhd-Elbasan

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Policia e Elbasanit njoftoi sot se ka finalizuar dy operacione të njëpasnjëshme në aksin rrugor Librazhd–Elbasan, kundër dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim ilegal të kufijve drejt BE-së.

Konkretisht u finalizuan operacionet e koduara: “Aksi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë, duke transportuar 14 emigrantë, shtetasi F. M., 22 vjeç, banues në Elbasan; “Aksi 01”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë, duke transportuar 10 emigrantë, shtetasit A. R., 23 vjeç dhe D. Ç., 24 vjeç, të dy banues në Përrenjas.

Sipas policisë, nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi A. R. e drejtonte automjetin me të cilin transportonte emigrantët, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›