Bien investimet greke në vend, rriten ato austriake dhe turke
Tiranë- Kriza ekonomike që ka pushtuar vendin tonë fqinj Greqinë, po jep ndikimin e saj edhe në Shqipëri.
Banka e Shqipërisë nëpërmjet një studimi ka treguar se investimet greke në vendin tonë krahasuar me vitin 2005 është përgjysmuar. Më konkretisht ka shkuar nga 55% në 27%.
Sipas raportit të BSH- së, dy shtetet që po kompesojnë investimet greke janë Austria dhe Turqia. Krahasuar sërish me 2005- ën, investimet austriake pothuajse janë trefishur pasi janë rritur nga 5% në 14%, ndërsa ato turke nga 6 në 11%.
Sektori që tërheq më shumë investitorë është industria, ndërsa vendet që investojnë më shumë në Shqipëri vijojnë të mbeten Greqia dhe Italia, pavarësisht tkurrjes së tyre.
/IDEA/