Mashtruan shqiptaren per 600 mije paund

Policia e Tiranes merr nen hetim menaxherin e Nokia Coorporation dhe dy oficeret bankare te HSBC Bank ne Londer qe i kerkuan banores nga Tirana 3202 paund
E kane bere qe te ndihet ne qiellin e shtate kur me nje SMS ne celular i kane komunikuar krejt papritur se emri i saj eshte fitues i 600 mije paundeve ne lotarine e famshme te kompanise Nokia. Por per kete A.Cuko-s nje banore nga Tirana I eshte kerkuar te transferoje nepermjet zyres se Western-Union nje shume prej 3203 paund. Nje gje e tille ka ngjallur dyshimet e zonjes Cuko nga kryeqyteti e cila eshte drejtuar menjehere ne polici per te denoncuar mashtrimin. Me te marre njoftimin kane qene sherbimet e Seksionit kunder krimit ekonomik e financiar ne Drejtorine e Policise se kryeqytetit te cilet pas kryerjes se hetimeve e kane rene ne gjurmet e rrjetit mashtrues dhe te aktivitetit te tyre kriminal me qellim perfitimin. Gjithcka ehste konfirmuar nje dite me pare nga te dhena zyrtare te policise se Tiranes sipas te cilave autoret e dyshuar te ngjarjes jane nje menaxher i kompanise prestigjioze Nokia si dhe dy oficere te larte te bankes HSBS ne Britanine e Madhe.
Qe prej ditesh ne hetim ndodhen James Roland banues ne Londer me detyre Nokia Corporatio Menager Agata Wasik banuese ne Londer me detyre CSO Officer of the bank HSBS si dhe Stephen Grwn banues ne Londer me detyre Manager HSBC Bank Londer. Sipas te dhenave te policise ne bashkepunim me njeri-tjetrin tre shtetasit anglez i kane derguar nje sms banores nga Tirana A. Cuko sikur kjo e fundit eshte fituese e lotarise se kompanise Nokia me vlere 600 mije paund. Ne kembim te gjoja cmimit te fituar menaxheri i Nokia dhe dy punonjesit e bankes angleze i kane kerkuar qe Cuko tu transferoje permes agjencise Wester Union shumen prej 3203 paund. Hetimet e policise kane nxjerre ne pah se zanafilla e ngjarjes daton me 20 janar te ketij viti deri me 26 janar ne Tirane. Policia sqaroi gjithashtu se materialet e parashikuara nga Neni 143/2 Mashtrimi i Kodit Penal i kaluan per veprime te metejshme Prokurorise.
hellipkeni rezultuar fituese e lotarise Nokia Coorporation e cmimit te madh prej 600 mije paund. Me keto fjale ka terhequr vemendjen e banores nga kryeqyteti A.Cuko menaxheri britanik i kompanise Nokia i cili ne bashkepunim edhe me dy oficere te bankes londineze HSBS prisnin me tej pergjigjen e prese se tyre. Ndonese nuk behet ende e ditur se si kane arritur tre shtetasit angleze te sigurojne numrin e qytetares nga Tirana tekste te tilla mesazhesh per fitimin e kinse shuma te medhaja te hollash nga kjo apo ajo llotari gjenden lehtesisht ne rrjetin me nje te klikuar te internetit deri ne adresen personale elektronike. Megjithate dergimi i mesazheve te tille qe njoftonin A.Cukon si fituese e lotarise se madhe te Nokia ka zgjatur per kater dite. Te dhena policore saktesojne se nga data 20 deri me 26 janar te ketij viti James Roland menaxheri i Nokia Corporation se bashku me Agata Wasik dhe Stephen Grwn qe te dy punonjes te bankes HSBC Bank Londer kane shkembyer mesazhe me Cukon. Nga hetime te policise mesohet se nenshtetasit anglez i kane konfirmuar gjithmone nepermjet mesazheve se qytetarja nga Tirana eshte fituese e lotarise se kompanise Nokia me vlere 600 mije paund. Qytetaret duhet te dine se kompania e celulareve Nokia nuk kryen ne te vertete lotari te tille dhe qe te jemi te qarte askush nuk do tiu falte thjeshte sepse perdorni e-mail apo celulare 600 mije paund eshte shume foshnjore te besosh mesazhe te tilla.
Teksti i mashtrimit
hellipedhe pse nuk e keni blere bileten ne jua kemi dhene dhe ju konfirmojme se keni rezultuar fituese... Keto jane fjalet terheqese qe gjenden mes te tjerash ne mesazhet e mashtrimit te pafundme te cilat konstatohen lehtesisht ne internet. Njeri prej ketyre mesazheve vijon si me poshte Jemi te lutur tju informojme per rezultatin e programit te pare online i drejtuar nga Britania e Madhe Nokia Communication nen bashkepunim me Lotarine Kombetare Britanike. Adresa juaj e-mailit eshte perzgjedhur permes 30 kandidateve fitues te 600 mije paund.
Ju keni hyre si nje kandidat i pavarur dhe adresa juaj e-mailit i eshte bashkangjitur numrit te biletes. Perzgjedhja online ka qene e rastesishme per adresat elektronike per nje liste ekskluzive prej rreth 100 mije adresash te tjera. Emri juaj eshte perzgjedhur fale nje programi te avancuar kerkimi me internet. Megjithate jo te gjitha biletat jane shitur por te gjitha adresat e e-maileve u jane caktuar numra biletash per ti perfaqesuar. Pra edhe pse nuk e keni blere bileten ne jua kemi dhene dhe ju konfirmojme se keni rezultuar fituese e lotarise Nokia Coorpration. Kjo lotari eshte aprovuar nga Bordi i Lojerave Britanike dhe gjithashtu e licencuar nga Shoqata Nderkombetare Rregullatore e Lojerave International Association of Gaming Regulations IAGR.