E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nese dyshoni Lexoni librat

Dje ne Ministrine e Kultures u ndane cmimet vjetore te letersise. Sabri Hamitit iu dha cmimi i madh per vepren e tij Poetika shqipe ne roman Ramiz Gjini ne prozen e shkurter Ridvan Dibra dhe ne poezi Arjan Leka Visar Zhitit per Letersia e denuar perkthyesi i shqipes ne gjuhe tjeter Joachim Rhm etj. Prurjet e ketij viti ne letersi kryetari i jurise Agron Tufa thote se e kane cuar letersine ne nje dinamike te re letrare ku romani deshmon per nje sistem te konsoliduar letrar ndersa per cdo dyshim qe shkakton polemika e debate te pervitshme per keto cmime Tufa e komenton si integritet moral duke thene prere

Si per tu prire e mbyllur gojen te gjitha debateve qe shoqerojne gjithmone cmimet qe ndan Ministria e Kultures per letersine kryetari i jurise shkrimtari Agron Tufa ka sfiduar dje cdo polemike te mundshme qe mund te ndodhe duke u shprehur Morali per dyshimet lexoni librat

Cmimet e letersise nese jane politike ose jo edhe ministri i Kultures Ferdinand Xhaferaj e ka permbyllur duke thene se Ministria e Kultures eshte per te ndjekur politika ndryshe nga ajo qe po trazon keto dite vendin behet fjale per politika kulturore kombetare.

Kjo ka qene ana zyrtare per here te pare e artikuluar aq prere si per tu dhene fund aludimeve partiake dhe politike qe shkojne si cmim per autoret fitues ndonese kontributi i tyre vjen ne dinamiken e vepres letersise.

Aq me keq kur keto cmime perndiqen edhe si situate klanore deri ne paranoja shkaterrimi mes autoreve me njeri-tjetrin. Dhe gjithe fajin sigurisht e ka serish politika jo ajo per kulturen kombetare. Ne te kunderten mendimin jashte ketij konteksti do ta kishim me prezent deri ne imponimin intelektual te asaj cfare po kalon vendi yne. Por keto cmime te letersise nuk deshmojne se mungon ky mendim por thjesht indiferencen e saj Nuk do te ndodhte kjo gje po te ishim 100 vjet me pare kur plejada e viteve lsquo30 ishte modeli me ideal per trashegimine e mendimit. Ka qene i veshtire perceptimi i cmimeve dje pa kete kontekst te koherences politike ne vend. Sikur balerina e ftuar per te kercyer mes tyre mu ne turinjte e shkrimtareve me aktive ne vend edhe qe prisnin me ankth cmim te mos deshmonte kete frakture dhimbjeje tensioni gjymtimi te lirise ne moment me fatal qe po kalojme.

Letersia e vitit qe lame pas deshmon per dinamike te re. Ata qe ankohen se nuk ka maja nuk ka autore shqiptare nuk i lexojne prurjet e reja. Letersia ka nevoje per dinamike dhe me kete permbyllje per prurjet e 2010-s kryetari i jurise Agron Tufa se bashku me jurine te perbere nga poeti Bardhyl Londo studiuesja Persida Asllani shkrimtari Virgjil Muci dhe Balil Gjini ndash kane listuar fituesit.

Cmimi i Madh i Letersise per vitin 2010 i eshte dhene shkrimtarit dhe studiuesit Sabri Hamiti me vepren Poetika shqipe e motivuar nga juria Per studimin dhe interpretimin e letersise shqipe si nje teresi organike me kodet dhe strategjite e saj te ligjerimit nen driten e teorive dhe hulumtimeve moderne origjinale dhe bashkekohore. Hamiti ka qene prezent ne marrjen e cmimit duke tradhtuar ndoshta per here te pare nga ndjeshmeria e tij intime si nostalgji por gati dhe si fund te asaj pune qe eshte lajmeruar nga vepra e tij se e ka mbyllur kapitullin me perpjekjen sublime per te sistemuar letersine e shekullit te tij letrar. Gati ne menyre solemne ai eshte shprehur dje Miq te vjeter e te rinj me ardh ne Tirane kur ta afrojne koleget dhe bashkekohesit eshte nderhellip jam nis nga Prishtina me temperature -10 grade dhe mberrita ne -10 gradehellip Hamiti e ka folur per nje lidhje te perhershme dhe te perjetshme me shqipen se letersia eshte shpetim me shume se mbrojtje dhe me shume njohje ekzistim. Per kete cmim nuk thuhet se ka pasur kandidatura te vena ne diskutim ndonese libri i tij Poetika shqipe ishte ne listen e zvogeluar te jurise per kategorine kritike dhe teorine letrare.

Cmimi Petro Marko per vitin 2010 iu dha shkrimtarit Ramiz Gjini me romanin Bibollasit motivi Per risite letrare qe sjell ne regjistrat stilistike te narracionit dhe per konceptin karnavalesk dhe groteskun ne paraqitjen e perditshmerise se shoqerise sone te deformuar nga traumat diktatoriale e postdiktatoriale. Autori jeton ne Nju Jork dhe fjala qe solli ne ceremonine e djeshme thjesht ishte Pavaresisht nga cmimi fakti qe isha ne gare me ka bere shkrimtar. Prurjet ne roman jane pare si tendenca me dinamike e letersise duke ndare konkluzionin se mund te flitet per nje konsolidim te sistemit letrare qe Tufa e ka paralajmeruar se letersia po funksionon si sistem zhanresh pavaresisht se mungon teoria dhe kritika letrare. Rrethi me i ngushte i gares ka pasur 7 vepra pretendente deri ne finale si romani Goja e botes i Zija Celes romani Terxhumani i Idlir Azizit romani Hotel Arberia i Mehmet Krajes romani i Rudi Erebares Vezet e thellezave romani i Lindita Arapit Vajzat me celesa ne qafe dhe romani i Ahmet Dursun Pena e gardianit.

Cmimi Mitrush Kuteli iu dha shkrimtarit Ridvan Dibra me vellimin me tregime Ne kerkim te femijerise se humbur motivuar nga juria Per teknikat narrative te pervojes se gjalle te rikuptimesuara ne korniza kompozicionale dhe paradokset semiotike me kohen. Dibra ka qene prezent dje duke u shprehur Falenderoj jurine per cmimin por nuk e di ne eshte libri me i mire por te shkruarit e tij me ka dhene caste paqeje miresie shpresoj kete edhe per lexuesit. Me Dibren per prozen e shkurter kane qene tre pretendente per kete cmim Uran Butka me Dora e shtetit dhe Ramiz Gjini me Posta qe sjell era.

Cmimin Lasgush Poradeci juria e vendosi per poetin Arjan Leka me poemen Ndreqje gabimesh per monologun e subjektit poetik permes imazheve metafizike e meditative si rruge komunikimi maksimal me trajtat e rreshqitshme te femres ne te gjitha rolet e saj. Ndersa fjalet e Lekes qe ka provuar cmimin pak vite me pare cmimin e Ministrise se Kultures per romanin ishin Eumlshte nje gezim qe kembehet dhe te tjere pas nesh do fitojne. Autori e ka mendjen tek vepra dhe jot e cmimi. Kjo eshte fitore e perkohshme. Ne gjinine e poezise rrethi i te perzgjedhurve si gjithmone ka qene me i gjere me fituesin Arjan Leka ne renditje pretendente ishin poezia e Zef Zorbes ne permbledhjen Buze te ngrira ne gaz Petrit Nika me Qenia brenda enes Prec Zogaj me Nuk ndodh asgje vec dashurise... Anna Kove me Djege ujerash dhe Zimo Krutaj me vellimin Hojeza fryme.

Cmimi Faik Konica iu dha nje studiuesi me emer jo fort te rrahur ne qarqet letrare te Tiranes Anastas Kapuranit me vepren studimore Migjeni ose parathenie e dyzuar qe u vleresua per prurjen bashkekohore ne mendimin kritik per vepren e Migjenit dhe hapjen e diskursit shkencor mbi krijimtarine e tij. Nje cmim e lidhur me vepren edhe per shkak te vitit te Migjenit. Ne kete kategori per kritiken dhe teorine letrare emri i Kapuranit eshte vendosur mes pese veprave pretendente studimi i Eldon Gjikes Cikli filozofik i Lasgush Poradecit studimi Poetika shqipe i Sabri Hamitit studimi i Behar Gjokes Shkrimtaria e Martin Camajt dhe Satira e Fishtes ne epike e Lisandri Koles.

Cmimi Gjergj Fishta iu dha shkrimtarit Visar Zhiti per librin eseistik Panteoni i nendheshem e motivuar per sjelljen e nje mendimi analitik e sistematik mbi vepren letrare te shkrimtareve te ndaluar e te burgosur nen diktaturen komuniste te cilet nuk paten fatin te komunikonin me lexuesin e tyre por provuan tragjedine e dyfishte si njerez e si krijues. Zhiti pas nje eksperience diplomatike jashte vendit i pranishem dje ne ceremoni tha se libri i tij eshte per gjithe ate letersi te denuar per perpjekjen per me shume liri dhe me shume shprese

Cmimi Fan Noli iu dha perkthyeses Saverina Pasho me romanin Ishulli i mundshem te shkrimtarit provokativ francez Michel Houellebecq per gjetjen e pasforcuar te ekuivalences stilistike e sintaksore ne nje shqipe te pasur te gjalle e dinamike.

Prezente dje perkthyesja u shpreh Puna qe bej eshte nje kontribut modest.

Ashtu si poezia edhe perkthimet e vitit qe lame pas kane pasur prurjen me te madhe ndersa rrethi i pretenduesve ka qene jo fort i ngushtuar Ardian Klosi me Proza e shkurter e Kafkes Aristidh Ristani me Loja e rruzareve prej qelqi te Herman Hese Jonila Godole me Elegji Duine poeme e Rajner Maria Rilke Aristotel Spiro me Vepra poetike e Konstandin Kavafis Mimoza Hysa me romanin e Margarete Mazantinit Te vish ne jete dhe perkthyesi i ndjere Dritan Cela per Kryeveprat e Dino Buxatit.

Cmimi Jusuf Vrioni iu dha perkthyesit te njohur Joachim Roumlhm per kontributin e gjithanshem e te shumecmuar ne perkthimit dhe promovimit e dhjetera shkrimtareve dhe veprave te letersise shqipe ne gjuhet dhe kulturat gjermane. Perkthyesi nuk kishte ardhur ne Tirane per te terhequr cmimet por bashkeshortja e tij lexoi letren per kete nderim ku nder te tjera tregoi lidhjet e perkthyesit jo vetem me gjuhen por dhe kulturen e jeten shqiptare. Por mesazhi me domethenes prej perkthyesit rebel Joachim Rohm ka qene edhe ne kontekst politik qe askush nuk guxoi ta shprehte dje se percaktuese per nje popull nuk jane zhvillimet politike por kulturore.

Cmimi At Donat Kurti qe ndahet per letersine per femije iu dha nje emri te ri 16-vjecarit Joni Bocari me romanin Bor-for ose provat e Askanos per gjuhen e gjalle dhe imagjinaten lojacake ne krijimin e realiteteve te magjishme e fantastiko-shkencore.Shkrimtari Virgjil Muci qe i dorezoi medaljonin tha se Bocari ka rigjalleruar romanin fantastiko-shkencor. Ky cmim eshte shtyse dhe kurajo per te vazhduar me vepra te tjera ka thene pas asnje hezitim fituesi i At Donat Kurtit.

Ndersa i fundit cmim qe promovon autore me te rinj Migjeni iu dha poetes debutuese Manjola Brahaj me vellimin Vajtimi i Kalipsose per gjuhen e pasur dhe imazhet befasuese ne nje konceptim modern te struktures semantike dhe vargut te perpunuar. Pretendente per cmimin e debutuesit Brahaj pati perballe te riun Arti Lushi me librin Humus.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›