E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtruesja e Ambasadës: Ja 4 viktimat e mia

Hanëme Shandori kërkoi liri nga gjykata duke thënë se i ka kthyer të gjitha paratë që u kishte marrë denoncuesve

TIRANË- “Më lironi nga burgu se ia kam kthyer lekët atyre që i kam mashtruar”. Kjo ka qenë kërkesa e “mashtrueses” në emër të Ambasadës së SHBA-së, Hanëme Shandori, drejtuar dje gjykatës së kryeqytetit. Sipas burimeve zyrtare pranë këtij institucioni, mësohet se 52- vjeçarja Shandori, gjatë fjalës së saj disa minuta, ka pranuar mashtrimin e kryer ndaj gjatë fjalës së saj disa minuta, ka pranuar mashtrimin e kryer ndaj 4 denoncuesve duke pretenduar se të katër denoncuesve ia kam kthyer lekët e marra. “Kam mashtruar katër personat që më denoncuan dhe kam shprehur pendesë për këtë, por ju lutem më lironi se paratë që ia kam marr atyre ia kam kthyer. Për të vërtetuar këtë, avokati i familjes ka sjellë para jush katër aktet-noteriale që të katër denoncuesit kanë firmosur marrjen e lekëve dhe tërheqjen e kallëzimeve. Kështu që përballë kësaj kërkoi nga gjykata të më lirojë, pasi kam për tu kujdesur për fëmijët”,-tha 52- vjeçarja Shandori gjatë fjalës së saj. Edhe mbrojtësi i saj ligjor, ngriti të njëjtat pretendime duke argumentuar kërkesën e tyre në disa nene të Kodit të Procedurës Penale dhe përmendi disa rrethana lehtësues për klienten e tij. Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i prokurorit të çështjes, i cili gjatë leximit të kërkesës për vlerësimin e masës së sigurisë përmendi vjedhjet me anë të mashtrimit. Sipas kërkesës së prokurorit, “e pandehura Hanëme Shandori e vetëdijshme për pasojat e ka kryer tashmë veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit më shumë se njëherë dhe lirimi i saj nga qelia përbën rrezikshmëri të lartë për shoqërinë dhe ndikon në vazhdimin e hetimeve ndaj saj si dhe frika e vazhdimit të profesionit të vjetër nga ana e 52- vjeçares”. Gjykata, pas dëgjimit të pretendimeve të palëve, vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë dhe vendosë që 52- vjeçarja Hanëme Shandori të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve me masën e sigurisë arrest me burg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›