E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtruesja e Shullazit, dënohet për herë të dytë me 8 vite burg

TIRANE - Albana Lazaj, femra e cila arriti të mashtronte Emiljano Shullazin, duke i zhvatur shumën prej 150 mijë eurosh, është dënuar për të dytën herë, po për akuzën e mashtrimit. Treshja gjykuese e kryesuar nga Besnik Hoxha, e ka cilësuar fajtor dhe dënuar Lazajn me tetë vite burg dhe 400 000 lekë gjobë.

Në vendimin e gjykatës thuhet se Lazaj ka mashtruar të afërmit e Gjergji Gjinajt, duke u marrë shumën prej 100 mijë eurosh, me premtimin se do tu nxirrte vëllanë nga burgu. Gjergji Gjinaj ishte arrestuar më 4 gusht 2006 në automjetin e tij me targë CF 734 BB, ku kishte fshehur një sasi prej 94 kg cannabis sattiva. Nikoll Gjinaj, vëllai i të arrestuarit Gjergji Gjinaj, përmes një komshiut të tij ka rënë në kontakt me të pandehurin Prend Kola (ky i fundit po gjykohet në proces të ndarë).

Kola ka marrë përsipër që në këmbim të shumës prej 100 mijë eurosh do ti lironte vëllanë nga burgu, pasi njihte personin që kishte lidhjet e duhura për t’i ndihmuar.

(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›