Bedri Collaku, drejtori i ri i Tirana Bank
Tirana Bank, tani me drejtor te ri. Burimet zyrtare te Bankes njoftuan dje emerimin e Bedri Collaku ne postin e Drejtorit Ekzekutiv. Collaku eshte nje nder drejtuesit me te larte te Tirana Bank, anetare e Piraeus Bank Group, me eksperience ne fushen e banking dhe operacioneve te zhvillimit financiar. Collaku u be pjese e Tirana Bank ne vitin 2002 ne pozicionin e Menaxhimit te Riskut dhe Kredise. Gjate viteve te punes se tij ne kete banke ai drejtoi dhe organizoi Departamentin e Kredise. Tirana Bank eshte nje nder bankat me te medha ne Shqiperi me nje rrjet prej 44 degesh dhe ATM dhe nje staf prej 485 personash. Collaku e nisi karrieren e tij ne vitin 1973 prane Bankes se Shtetit Shqiptar dhe ka mbi 30 vjet eksperience ne sistemin bankar ne Shqiperi