E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreth 1 mije te sapodiplomuar, drejt punesimit

Rreth 1 mije te sapodiplomuar do ta kene me te lehte te punesohen sec ka ndodhur deri tani. Premtimin e jep ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Kosta Barkja. Ai ka bere me dije se mjaft programe dhe fonde te mjaftueshme jane parashikuar per integrimin ne tregun e punes per kete kategori. Sipas kreut te dikasterit te Punes, prioritet mbetet zgjerimi dhe shtrirja gjeografike e formimit profesional. "Fondet ne kete sektor jane dyfishuar si ne infrastrukture, ashtu dhe ne permiresimin cilesor te kabineteve, permiresimin e kurrikulave dhe mesimdhenies", vijoi ministri. Ai konfirmoi se gjate ketij viti po fuqizohen qendrat e formimit profesional te Gjirokastres, Durresit, Korces, Elbasanit dhe qendra levizese per zonen verilindore, duke e shtrire formimin profesional ne te gjithe territorin e vendit. Sipas ministrit te Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Kosta Barka, vetem per kete vit fondet e buxhetit te shtetit per politikat aktive te punesimit jane rritur ne masen 67 per qind ne krahasim me vitin e kaluar. Ai argumentoi se ne fushen e tregut te punes, buxheti i shtetit ka parashikuar te mbeshtese tendencat drejt rritjes cilesore te politikave aktive, ndaj politikave pasive te punesimit, duke stimuluar mundesite per pune, krijimin e vendeve te reja te punes, rritjen e forcave te punes dhe te zenies me pune te popullsise aktive. Edhe funksionimi i sistemit Informatik te Punesimit (IT), nje projekt suedez qe po zbatohet nga Sherbimi Kombetar i Punesimit ne Zyrat Rajonale Pilot te Punesimit ne Tirane dhe Korce, do te shtrihet se shpejti edhe 10 rajone te tjera te vendit. Nepermjet ketij sistemi informatik, Drejtorite Rajonale te Punesimit Tirane dhe Korce dhe Sherbimi Kombetar i Punesimit, do te bejne te mundur per punedhenesit (Biznesin) publikimin e ofertave te punesimit, duke krijuar me shume mundesi per te gjetur kandidatin e pershtatshem per te plotesuar vendet e lira te punes. Nga te dhenat e zyrave te punes, rezulton se niveli i papunesise ne vend ka arritur ne 13.1 per qind, ose rreth 140 mije te papune te regjistruar. "Kjo shifer i afrohet shume realitetit dhe kete e vertetoi edhe studimi i para nje viti bere nga INSTAT", tha Barka, duke vene ne dukje se ky studimi i pare, serioz mbarekombetar per tregun e punes ne Shqiperi u komentua, por nuk u kundershtua as nga kritizeret me te medhenj qe nuk kane reshtur se dheni shifra hipotetike per nivelin e papunesise. Megjithate, me politikat e punesimit qe po ndermerren vazhdimisht dhe qe jane gjithnje ne rritje, mendohet qe kjo shifer t'i nenshtrohet nje uljeje te madhe gjate viteve ne vazhdim. Ne kete menyre, pritet qe te kemi ulje te varferise dhe shtim te numrit te te punesuarve. Nje gje e tille pritet te ndermerret shpejt me te sapodiplomuarit, si dhe me zhvillimin e arsimit profesional ne te gjithe Shqiperine.

Punesimi "informatik"

Sistemi informatik, sipas ministrit te Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, po i sherben ne Tirane rreth 18 mije subjekteve, nga te cilet pjesa derrmuese jane vendase dhe vetem 384 jane ndermarrje te huaja. Po ashtu, ky lloj sistemi do t'u sherbeje 12 500 punekerkuesve te papune, nga te cilet rreth 7 mije jane afatgjate. Ne Korce sistemi po u sherben rreth 3 mije subjekteve, nga te cilat 2927 subjekteve private, 91 publike, midis te cilave edhe 40 ndermarrjeve te huaja. Ky sistem do t'i sherbeje edhe rreth 5 mije punekerkuesve te papune, nga te cilet 3 500 afatgjate.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›