E Diel, 1 Nëntor 2026

Inflacioni, Shqiperia le pas Rajonin

Vala e rritjes se cmimeve ka perfshire te gjithe rajonin e Ballkanit, por sipas parashikimeve te Fondit Monetar Nderkombetar kete vit, Shqiperia paraqitet me nivelin me te ulet te inflacionit me vetem 4.2 Per qind. Institucioni financiar nderkombetar parasheh se, rritja me e madhe e cmimeve ka ndodhur ne Serbi ku niveli i pergjithshem i tyre eshte rritur me 11 per qind. Serbine e ndjekin pas Rumania dhe Bullgaria me nje inflacion respektiv, 6.9 per qind dhe 9.6 per qind. Pa perjashtime te gjitha vendet e rajonit, sipas Fondit kane ndjekur konjukturen globale ku rritja e cmimeve ka vijuar ne te gjitha rajonet e botes pavaresisht zhvillimit ekonomik. Por me sa duket vendet ne zhvillim, ku ben pjese edhe rajoni jone jane ndikuar me shume nga kriza globale e cmimeve, kryesisht ne artikujt ushqimore dhe ne ato energjetike. Nga ana tjeter edhe Banka Boterore ka bere vleresimet e saj ne lidhje me ecurine e cmimeve ne rajonin e Ballkanit. Sipas eksperteve te saj, rritja e cmimeve te artikujve ushqimore dhe energjise qe vihet re ne gjithe Rajonin do te coje ne rritjen e inflacionit, e kombinuar kjo me veshtiresi ne rritje ekonomike. Rezultati i pritshem do te jete zhvillimi i ngadalte dhe nje goditje shume me e forte mbi te varfrit. Per kete arsye, Banka Boterore ka keshilluar qeverite e Rajonit qe te ndihmojne shtresat me te dobeta te popullsise ne perballimin e ketyre problemeve. Me nje popullsi te qendrueshme ne Rajon, GDP per fryme vazhdon te rritet me ritme me shume se 6 per qind ne periudhen 1999 - 2006, e cili ngriti standardet e jeteses dhe uli varferine. Eficienca e fuqise punetore dhe e kapitalit eshte rritur shpejt ne Rajon. Cmimet e larta te artikujve ushqimore shpjegohen kryesisht me veren e thate te vitit te kaluar ne gjithe rajonin, me kerkesen me te madhe per drithera nga pjese te tjera te botes, si rezultat i te ardhurave ne rritje dhe me kalimin ne perdorimin e tokes per prodhimin e bio karburanteve. Cmimet ne rritje te produkteve ushqimore do te kene nje ndikim te madh ne vendet e Rajonit me te ardhura te uleta, ndersa rritja e cmimit te energjise do te godase me shume vendet me te ardhura mesatare, shprehen zyrtaret e Bankes. Ndikimi mund te jete vecanerisht i ndjeshem ne vendet me te ardhura te uleta, sepse konsumi i artikujve ushqimor perben pjesen me te madhe te konsumit te tyre. Ne 10 shtetet e reja anetare te BE-se artikujt ushqimore perbejne mesatarisht vetem 21 per qind te shportes se indeksit te cmimeve te konsumit. Ne baze te krahasimeve me raste te ngjashme per disa nga keto vende, edhe nje rritje prej 5 per qind e cmimeve te ushqimeve mund te rrise nivelin e varferise me 2-3 per qind. Nderkohe, ndersa rritja e cmimeve te artikujve ushqimore perben nje sfide per Rajonin, nje studim i Bankes Boterore.

Keshilla

Ndersa politikberesit perqendrohen ne sfidat afatshkurtra te cmimeve te artikujve ushqimore dhe energjise. Ka shume rendesi qe ata te mos e heqin vemendjen nga masat afat mesme dhe afatgjata, te cilat do te sjellin zhvillimin me te madh ekonomik sic eshte i rendimenti.

2.9 Per qind pritet te kete niveli i inflacionit gjate vitit vjen ne vendin tone. Gjithashtu frenim te rritjes se cmimeve do te kete ne te gjithe rajonin e Ballkanit, por ne shumicen prej tyre inflacioni do te mbetet mbi 5% edhe me 2009.

Rritja e cmimeve nga artikujt ushqimore dhe energjia

Cmimet e artikujve ushqimore dhe energjise jane rritur muajt e fundit dhe jane shoqeruar me rritje te inflacionit. inflacioni nga rritja e cmimeve te ushqimeve ndryshon midis vendeve ta rajonit, duke u rritur nga 5.6 ne 9.6 per qind ne vendet e reja anetare te BE-se dhe nga 6.5 ne 20.3 per qind ne vendet me te ardhura mesatare te Komonwelthit. Rritjet ishin me te vogla, po perseri te medha ne vendet me te ardhura te uleta.

Vendet infl. 2008 infl. 2009

Shqiperia 4.2 % 2.9%

Bosnja 4.8% 2.7%

Bullgaria 9.6% 6.0%

Kroacia 5.5% 3.4%

Maqedonia 7.0% 2.5%

Mali i Zi 4.8% 4.1%

Rumania 6.9% 5.0%

Serbia 11.0% 8.9%


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›