Masiv guresh nga mali ne autostrade panik ne rruge
Ne aksin Milot-Rubik i cili eshte edhe pjese e autostrades kalimi i mjeteve dje behej me mjaft veshtiresi pasi guret qe kishin rene nga mali kishin zene nje pjese te tij. Fatmiresisht heret ne mengjes ne momentin kur masivi ka rreshqitur nuk eshte ndodhur asnje mjet ne vendin e ngjarjes. Burime nga Policia Rrugore bene te ditur se vete drejtuesit e mjeteve e kane pastruar vullnetarisht njeren korsi pasi ishte e bllokuar thuajse e gjithe rruga. Ata sinjalizuan policine qe mberriti ne vend duke disiplinuar levizjen per gjithe gjatesine prej me shume se 100 metrash e cila ishte e bllokuar. Por nderkohe rreziku eshte ende evident pasi ne vendin e ngjarjes nuk ka prita ne mal. E per pasoje
guret vijojne te rreshqasin edhe per shkak te reshjeve te diteve te fundit. Ky segment rrugor ka pasur vazhdimisht demtime. Nese nuk nderhyhet per vendosjen e nje prite ketu rrezikohen jete njerezish u shpreh Pashk Malqi banor i fshatit Fang te Rubikut. Disa punonjes te nje firme qe po kryen punime afer vendit te ngjarjes u shprehen se jeta e tyre eshte ne rrezik per shkak te mosvendosjes se pritave. Teksa ata rrefejne rrezikun qe u kanoset here pas here masive dheu shkeputen duke shkaktuar tek ta panik.
Punonjesit e Ndermarrjes se Rrugeve nuk kane nderhyre per largimin e masivit te gureve qe kane zene gjysmen e rruges. Ata u mjaftuan vetem me vendosjen e tabelave sinjalizuese per te kufizuar shpejtesine dhe te nje tabele qe tregon se vendi eshte i rrezikshem ne nje distance prej 100 metrash.
MIRDITE/ROLAND NIKOLLI