LSI Dera eshte e hapur per socialistet e vertete
Levizja socialiste e ka deren te hapur per te gjithe ata socialiste te vertete qe duan qe te kontribuojne per te majten shqiptare dhe qe duan te zhvillojne lirite e tyre politike brenda nje formacioni politik. Ky ka qene qendrimi konstant i te gjithe drejtuesve te kesaj force politike e cila priti para dy ditesh ne gjirin e vet nje nga deputetet me te vjeter socialiste qe u larguar nga PS per shkak te mungeses se hapesires demokratike ne kete parti. Keshtu kalimi i deputetit Vangjel Tavo nga Partia Socialiste ne Levizjen Socialiste per Integrim eshte nje levizje politike e natyrshme qe eshte pershendetur dhe nga drejtues te tjere te kesaj force politike. Nenkryetari i LSI-se Petrit Vasili tha dje se deputeti Vangjel Tavo me hyrjen ne LSI eshte rikthyer te socialistet e vertete. Ne nje deklarate dhene per mediat Vasili shpreh konsiderata te larta per ish-deputetin e PS-se duke e cilesuar ate si nje politikan me kontribute te hershme pa marre asnje here poste drejtuese ne qeverite e Partise Socialiste. Levizja Socialiste per Integrim eshte mjedisi i socialisteve te vertete. Eshte pozitive eshte nje akt e prove dhe integriteti politik e moral i zotit Tavo. Ai ka kontribuar 20 vite prane se majtes dhe ska dashur asnjehere te mbaje detyre ne funksione te larta. Ne LSI Tavo gjen miq e bashkepunetore e bashkeluftetare sic eshte dhe Meta. Prandaj dhe ardhja eshte logjike. tha dje Vasili. Njeheresh nenkryetari i Levizjes Socialist per Integrim ka lene per te kuptuar se dera e LSI eshte e hapur per te gjithe socialistet e vertete. Kalimi i Tavos ne LSI per Vasilin eshte dhe nje prove morale dhe integriteti politik duke qene se zhvillimet ne seline roze nuk kane qene pozitive per ish-deputetin socialist te Gjirokastres gjate koheve te fundit e shoqeruar kjo me debate te forta ne PS e ketij qarku per qe i kane kaluar konturet vendore duke mberritur deri ne lidershipin qendror socialist. Aq sa eshte detyruar dhe vete kreu i PS Rama por dhe numri dy i kesaj partie qe te nderhyjne per ti ndryshuar mendjen Tavos qe te mos largohet nga grupi parlamentar i PS. Por duke analizuar situaten politike ne seline roze nenkryetari i LSI Vasili shprehet se largimi i Tavos eshte logjik dhe eshte pjese e formatit te tij si politikan. Meta mban nje ambient te shendetshem dhe eshte ne zgjedhjen e secilit te behet pjese e ketij mjedisi qe akomodon socialiste dhe njerez me integritet. Po eshte logjike si nje largim qe integriteti te mos cenohet dhe mos demtohet tha dje Vasili. Dy dite me pare deputeti i Partise Socialiste deklaroi bashkimin e tij me Grupin Parlamentar te LSI-se. Tavo e ndermori kete vendim pas nje sere problemesh te drejtimit te deges se PS-se ne Gjirokaster. Ndersa kryetarin aktual te saj Edi Rama e akuzoi se e drejton partine me te madhe opozitare sipas interesave te ngushta personale.
DEKLARATA
Ardhja e Tavos ne LSI eshte pozitive eshte nje akt e prove e integritetit politik e moral te Zotit Tavo. Ai ka kontribuar 20 vite prane se majtes dhe ska dashur asnjehere te mbaje detyre ne funksione te larta. Ne LSI Tavo gjen miq e bashkepunetore e bashkeluftetare sic eshte dhe Meta. Prandaj dhe ardhja eshte logjike deklaroi dje Vasili.