E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehu Ikja e Tavos per shkak te krizes qe ka mberthyer PS

Ish-ministri i Jashtem demokrat njeheresh dhe anetar i KK te PD deputeti Tritan Shehu ne nje interviste per gazeten Koha Jone teksa ka komentuar largimin e deputetit socialist Vangjel Tavo drejt Levizjes Socialiste per Integrim te Ilir Metes tha se kriza te kjo parti po detyron figurat politike te largohen ose te tulaten dhe te jene inaktive. Shehu ka nenvizuar faktin se deputeti Tavo si nje politikan me eksperience ne PS kete vendim e ka marre me shume veshtiresi dhe duket se ka pasur arsye shume te forta megjithese ka kaluar ne nje parti politike te majte. Nga ana tjeter ne kontekstin e kesaj levizjeje te Tavos deputeti demokrat ngre dhe akuzen e tij ndaj levizjeve politike dhe krejtesisht kunder interesave te shqiptareve te lidershipit socialist. Per te autokracia dhe grumbullimi i pushtetit ne nje grusht te vogel njerezish ne PS strategjia e perplasjeve te brendshme dhe eliminimi i kundershtareve ka bere qe pervec Tavos te jene menjanuar dhe larguar dhe figura te tjera te socialisteve mes te cileve dhe ish-kreu i kesaj partie Fatos Nano. Njeheresh teksa ka komentuar levizjet e deputeteve ne te dy krahet e politikes shqiptare Shehu ka nenvizuar faktin se mazhoranca ehste e forte dhe solide duke certifikuar perpjekjet e saj ne rrugen e veshtire drejt integrimit te vendit. Ndersa porsa i perket kompromisit politik zyrtari i larte i PD mendon se me kete strategji revolucionare socialistet po demtojne perspektiven evropiane te Shqiperise.

Z. Shehu deputeti Tavo kaloi dje nga PS te LSI cili eshte komenti juaj per kete zhvendosje
Z. Tavo eshte nje deputet i vjeter dhe me eksperience. Ai ka vite qe eshte ne politike dhe aktiv ne te si nje politikan i Partise Socialiste. Nga ana tjeter z.Tavo eshte i njohur si nje njeri serioz intelektual i qete me stabilitet politik dhe personal. Ketu kemi te bejme me nje njeri me shume integritet personal dhe me te kaluar politike te lavderueshme. Une mendoj se dhe vendimi qe mori z.Tavo duhet pare ne kete kontekst. Jam i bindur se ky vendim qe une e konsideroj racional nuk eshte marre me lehtesi nga ai koleg por eshte marre teresisht mbi arsye politike. Dhe ketu dua te them se nuk eshte rasti i pare qe figura te shquara te PS kohet e fundit ose largohen nga ajo ose nuk jane me aktive ne politike ose jane lene menjane. Une nuk deshiroj te permend emra konkrete por te gjithe i dime ata. Une do te thosha se kjo flet per simptomat e krizes se brendshme qe ka mberthyer ate parti luften e saj te brendshme me eliminimet e shume njerezve me vlera. Nga ana tjeter kjo vjen nga qendrimet aventureske e krejt ne kundershtim me interesat e vendit e te asaj vete qe udheheqja e PS po aplikon ne menyre te vazhduar qe prej zgjedhjeve te kaluara. Kjo eshte ceshtja. Keshtu dhe vendimi i z.Tavo eshte ne kete rrjedhe ngjarjesh dhe linjash politike.
Ne deklaraten zyrtare Tavo tha se Rama nuk kishte reflektuar ne lidhje me kushtet e vena per zgjidhjen e problemeve ne PS-ne e Gjirokastres. Cili mendoni se eshte shkaku i vertete i largimit te tij dhe kalimi drejt koalicionit qeverises
Sic thashe ketu kemi te bejme me qendrime politike. Pjesa dermuese e tyre lidhen me problemet e krizen e brendshme te PS krize qe sot eshte evidente qofte ne raportet brenda saj qofte ne politikat qe kjo parti ndermerr ne rrafshin e vendit. Eshte nje krize qe e ka mberthyer ate parti dhe qe detyron politikane me eksperience te ndermarrin te tilla hapa te rendesishme. Une mendoj se kjo eshte nje prove tjeter e gjendjes ne ate mjedis politik. Aq me teper kur te gjithe e dime qe nuk eshte vetem rasti i z.Tavo por ne forma te ndryshme ne ato pozita ka shume figura te PS duke filluar qe nga z.Nano vete. Nga ana tjeter z.Tavo kaloi drejt nje force te majte se ai politikan i majte ka qene gjithmone. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Per mua kjo eshte krejt normale dhe ne sintoni me te gjithe aktivitetin e tij politik te deritanishem.
Deputeti Tavo e akuzon kryetarin socialist Rama se nuk degjon zerin e socialisteve. Mendoni se eshte dhe ky nje shkak qe deputeti socialist largohet
Pa asnje dyshim. Arsyet politike te ketij veprimi jane te shumta se dhe kriza e brendshme e PS ka shume dimensione. Une e kam thene dhe here te tjera se qartazi ajo parti ka rreshqitur nga liberalizmi ku po vendosej ne autokraci politike. Pra hapesirat demokratike brenda saj jane zvogeluar shume kohet e fundit. Kjo duket ne cdo gje ne menyren si trajtohet grupi parlamentar politikanet e vjeter e me pervoje konceptet revolucionare qe dominojne ne ate politikat qe aplikon dhe si i aplikon e shume te tjera. Ketu kemi te bejme me nje parti ku dominon vetem nje grup i vogel dhe shume te tjere me te drejte nuk e gjejne me veten aty.
Ka pasur levizje deputetesh ne te dy krahet politike. Mendoni se mazhoranca eshte e qendrueshme
Se pari dua te them se maxhoranca eshte krejt e qendrueshme dhe solide. Maxhoranca PD Berisha po punojne per te shtyre perpara reformat zhvillimin e integrimin e vendit me gjithe veshtiresite qe krijon nje politike absurde e destruktive e lidershipit te PS. Dhe vendi ne saje te kesaj pune te maxhorances po ecen ne drejtimin e duhur. Nuk dua te ripermend ate qe eshte bere dhe po behet keto tashme dihen.
Ne lidhje me levizjet e deputeteve une e kam thene gjithmone se ato mund te justifikohen vetem per shkaqe madhore politike sic eshte rasti i z.Tavo. Te tjerat raste qe kane ndodhur keto kohe nuk me duken bindese ne kontestin politik te tyre. Sidoqofte kete loje e sponsorizoi dhe e inicioi vete PS qe te fillonte. Megjithate kjo nuk demton aspak maxhorancen ne soliditetin e saj dhe qendrueshmerine politike te vendit. Nuk ka asnje element per tu shqetesuar. Veprimi i z.Tavo tregoi se sot ajo qe duhet te shqetesohet per pasojat negative mbi ate vete te kursit te saj politik eshte PS drejtuesit dhe tere potenciali i saj.
Mungesa e kompromisit do te influencoje negativisht per vendin ne rastin konkret per procesin e integrimit
Pa dyshim qe nje politike e tille e opozites ka pasoja negative ne teresi. Kjo nuk mund te eliminohet krejt por mund te minimizohet si po ndodh te ne. Ky eshte dhe qendrimi i pergjegjshem i PD-se dhe Berishes ne te gjithe kete vazhde politikash revolucionare te opozites. Une nuk deshiroj te zgjatem ne komente ketu se gjerat jane te qarta por dua te them se jo gjithmone nje gje e tille eshte e lehte te realizohet. Nga na tjeter une nuk shikoj se cfare mund te kerkohet me shume nga PD e maxhoranca ne punen tone. PD i ka realizuar te gjitha detyrimet e saj. Jo vetem kaq por ka treguar nje vullnet te palekundur per leshime e kompromis. Keshtu pergjegjesia sot plotesisht bie mbi PS per te gjitha qendrimet e saj irracionale dhe pasojat qe ato krijojne mbi ate vete dhe ne nivel vendi. Nje nga pasojat negative per ate parti eshte veprimi i kolegut Tavo apo dhe i te tjereve me menyra te ndryshme reagimesh. Sidoqofte une mendoj se politikanet me vlera ne PS duhet te dine te jene me aktive e determinues ne kete situate. Qendrimet e pozicionet politike merren publikisht e jo duke folur me vete. Bisedoi J.Marena

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›