Maskat godasin sërish, dhunohet një cift në Përrenjas
PËRRENJAS- Një cift bashkëshortësh është bërë pre e grabitjes nga persona të armatosur dhe të maskuar të cilët i kanë goditur në pjesë të ndyshme të trupit duke u kërkuar para. Ngjarja ka ndodhur në banesën e ciftit në Përrenjas pas kontrollit për para në të gjithë shtëpinë. Pasi kanë dhunuar dy bashkëshortët, autorët janë larguar në drejtim të paditur sapo kanë mësuar për aksionin e policisë për kapjen e tyre. Burrë e grua 49 dhe 46 vjec u dërguan fillimisht nga familjarët në spitalin e Librazhdit dhe më pas u transportuan drejt spitalit ushtarak të Tiranës.
Policia gjeti në banesë një kapuc me dy vrima, një krehër automatiku me 3 fishekë ndërsa në kuxhinë u gjetën 11 copë fishekë si dhe dy gëzhoja automatiku, një thikë dhe 113 mijë lekë në xhepin e brendshëm të një jeleku.
Ende nuk dihet se sa persona kanë hyrë në banesë ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Maskat e armatosura grabitën dje 5 mijë euro në një prej agjensive monetare në qytetin e Korcës duke qëlluar me armë mbi punonjësin e vetëm të agjensisë. Ky i fundit u dërgua në spitalin e Korcës me plagë të rënda. 30 vjecari u qëllua në momentin kur refuzoi ti jepte personave të armatosur paratë që kishte në arkë. Grabitësit janë larguar nga vendi i ngjarjes pasi kanë marrë shumën e 5 mijë eurove, ndërsa kanë qëlluar në ajër edhe jashtë ambienteve të agjensisë. Bultë e Korcës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Dy ditë më parë u grabit gjatë natës Kisha e Shën Anës në qytetin e Korcës. Persona të paidentifikuar hynë në kishë duke dëmtuar derën, dritaren dhe disa objekte të rëndësishme. Dyshohet se edhe për këtë ngjarje, autorët e grabitjes kanë qenë më tepër se 2 persona. Ata kanë shkatërruar gjithcka në pjesën e pasme të kishës dhe pasi kanë grabitur shumën prej 35 mijë lekësh të reja në arkë dhe disa objekteve me vlerë janë larguar. Ndërkohë policia po heton për identifikimin dhe kapjen e tyre.
(e.n/News24/BalkanWeb)